Kryemadhi: Rilindja e Ramës, tradhëtarja më e madhe e së majtës

Kryemadhi: Rilindja e Ramës, tradhëtarja më e madhe e së majtës

Lëvizja Socialiste për Integrim feston sot 15 vjetorin e themelimit të saj. Kryetarja e kësaj force politike Monika Kryemadhi tha se situata aktuale është e paprecedentë dhe vendin e ka mbërthyer një krize totale e qeverisjes, ekonomisë dhe shoqerisë.

“Në kohën kur më shumë se kurrë kerkohet mobilizim social e intelektual, pjellë e Rilindjes është polarizimi i tejskajshem, nxitja e përçarjes së shoqerisë në “ne” dhe “ata”.

Në kohën kur kerkohet mobilizimi i gjithë energjive e kapaciteteve kombëtare për integrimin e vendit, kemi shkaterrimin e administrates publike, dhe injorim të institucioneve të pavarura dhe akademike.

Gënjeshtra është kozmetika e përditshme e fytyres së qeverisë dhe bojës së kryeministrit. Që edhe pse investon miliona para të pista prapë duket se ka nisur t’i mbarojë vaji.
Makineria e propagandës ka filluar të kercasë e nuk mbulon dot më zullumet e pafund që Rilindja ka prodhuar. Sepse shqiptarët nuk janë të verbër,ata shohin dhe kuptojnë.

Ata shohin se Rilindja nuk ka më asnjë pikë takimi me asnjë ideologji,e aq më pak me të majtën. Rilindja e Ramës do mbahet mend si tradhtarja më e madhe e së majtës shqiptare. Ajo ka shkelur pa mëshirë vlerat saj themelore: shtetin demokratik e social, mundesitë e barabarta dhe shpërndarjen e drejtë të të mirave.

Mundësitë e barabarta u shkaterruan në arsimin e lartë.
Mundesitë e barabarta u shkaterruan edhe në shendetesi, ku mbi 60 % e sherbimit spitalor është në duart e privatit.E ku duhet të paguash shtrenjtë që të marresh sherbime cilesore e në kohë.

Ky eshte sistemi i rilindjes: po nuk pate para, nuk mund të arsimohesh, nuk mund të kurohesh. Shteti social, thelbi i së majtes, ka rene.Por shqiptaret, me varferine e ulur kembekryq në shtepitë e tyre, kane nevoje për nje shtet të fortë.

I vetmi qe nuk e sheh, nuk e ndjen dhe nuk preket nga kjo situatë është Kryeministri.I cili në fakt është shkaktari kryesor i kësaj katastrofe. Atë nuk e prekin as skandalet e përditshme të rilindasve të tij, as dhunimi i votes, as shkelja e ligjit dhe kushtetutes, as trafiqet e droges, as largimi i shqiptareve që që janë totalisht të pashpresë”, tha Kryemadhi.

Lini Nje Koment