Kriza politike, Islami: 3 çështjet që po shfrytëzon Rama për pushtet absolut

Kriza politike, Islami: 3 çështjet që po shfrytëzon Rama për pushtet absolut

Pika e kthesës të qëndrimit ndërkombëtar ka disa muaj që është vendosur, raporti i OSBE/ODHIR e ndricoi atë, kurse në javët e ditën në vijim kjo pikë kthese do të bëhet gjithnjë e më e qartë për shumicën e shqiptarëve, madje edhe për publikun e gjërë. Kështu deklaroi në studion e Shijak Televizion Kastriot Islami, sipas të cilit Rama po përpiqet të mbrojë veten duke marrë nën kontroll SPAK dhe Gjykatën Speciale.

Raporti i fundit i OSBE/ODHIR evidentoi krizën e thellë e komplekse politike në Shqipëri dhe nevojën urgjente për zgjedhje të lira e të ndershme. I ftuar në studion e Shijak Televizion ish kryetari i Kuvendi dhe ish ministri i jashtëm Kastriot Islami analizoi situatën poltike në vend dhe deklaroi se nëse raporti do të pranohet nga Rama dhe Rilindja kjo do të përbënte një shkëndijë shprese për zgjidhjen e krizës.
Më tej, Islami u ndal në lidhjet e forta të krimit me politikën të cilat kanë arritur në një pikë që nuk dihet se cila po e kontrollon tjetrën. Sipas tij Rama po zvarritet për të realizuar një marrëveshje shpëtimi për bëmat e zullumet që ka bërë.
Ai nënvizoi se qëndrimi i ndërkombëtarëve ka ndryshuar dhe është e qartë se ka një kthesë të dukshme në qëndrimin tyre. Nëse mbështjete e mëparshme ishte absolute për Ramën dhe mazhorancën, tashmë kjo ka ndryshuar. Gjermania është shprehur qartë lidhur me qëndrimine saj edhe në raport me integrimin e shqipërisë në BE. Islami tha se nuk do të çelen negociatat në tetor dhe shkak për këtë janë lidhjet e politikës me krimin dhe mos realizimi i reformës në drejtësi.

Lini Nje Koment