Koncensionet 366 mln euro, deputetët “kukulla” të Ramës

Koncensionet 366 mln euro, deputetët “kukulla” të Ramës

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet këtë të premte  se  miratimi nga Kuvendi një ditë më parë i projekteve korruprive të rrugëve Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat, vërtetoi se qeveria mbahet në këmbë nga oligarkët.

“Vendimi i djeshëm i Kuvendit, është vrasje me borxh përjetë për të gjithë fëmijët e shqiptarëve” u shpreh Tabaku ndërsa theksoi se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë treguan dje se ishin kukulla.

“Rrëzimi i dekreteve të Presidenti dje nga Parlamenti është prove se qeveria mbahet në këmbë nga oligarkët. Kjo qeveri ka prodhuar një shoqëri të pabarabartë. 366 mln euro i japin Agim dhe Ndue Kolës. Kjo është kosto e fryrë. Vendimi i djeshëm është vrasje me borxh përjetë i të gjithë fëmijëve të shqiptarëve. Deputetët dje tregtuan se janë kukulla. Dje dekreti i presidentit shmangte abuzimin, por deputetët nuk e shfrytëzuan. Kompania ndërtuese e Milot-Balldren ka kosto 13 më të lartë. Shqiptarët do të paguajnë 17 mln euro taksa. Ata do të paguajnë një rrugë kostoja e të cilës u trefishua. Një kontratë publike për herë të parë do të paguhet në euro, ku vlera do të jetë me lartë. Shqipëria është në zgrip të kolapsit ekonomik. Ky program ka nxjerr kostot më të larta të rrugë. PD do të kthejë pas të gjitha këto vendime”, u shpreh Tabaku

 

Lini Nje Koment