Kombin para familjes “Jo Brexit”, dorëhiqet nga detyra vëllai i kryeministrit

Para “besnikërisë familjare vendos interesat kombëtare”. Ky ishte  motivacioni që deklaroi Jo Johnson, vëllai i kryeministrit britanik, Boris Johnson pasi dha dorëheqje nga pozita e deputetit dhe ministrit.Ministri për Biznes dhe deputeti i zgjedhur në pjesën juglindore të Londrës, ka folur për “tension të papërballueshëm” në rolin e tij.Jo Jonson në referendumin e vitit 2016, kishte votuar që Britania të qëndrojë në Bashkimin Evropian, ndërsa vëllai i tij, tani kryeministër, votoi largimin.Ai  u dorëhoq vitin e kaluar, në shenjë proteste ndaj marrëveshjes për Brexit të arritur mes ish-kryeministres britanike, Theresa May dhe BE-së, por ai u kthye në qeveri këtë verë, pasi Partia Konservatore emëroi të vëllanë si lider.Një zëdhënës i kryeministrisë ka thënë: Kryeministri dëshiron të falënderojë Jo Johnsonin për shërbimin e tij. Ai ka qenë i mrekullueshëm, ministër i talentuar dhe deputet fantastik.“Kryeministri, si politikan ashtu edhe si vëlla, kupton se kjo nuk ka qenë punë e lehtë për Jo-n. Banorët e verilindjes së Londrës nuk do të mund të kërkonin përfaqësues më të mirë”, ka thënë ai.Lajmin për largimin e tij nga Parlamenti  e Qeveria, vjen pasi deputetët miratuan një ditë më parë projektligjin që parandalon largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, çka rrit mundësinë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sic ka kërcënuar kryeministri Boris Jonson

%d bloggers like this: