Kardhiq-Delvinë, tenderi që u rrëmben shqiptarëve 4 mln euro

Kardhiq-Delvinë, tenderi që u rrëmben shqiptarëve 4 mln euro

Ministrja  Balluku ka anuluar tenderin për ndërtimin e Lotit 7 të rrugës Kardhiq-Delvinë, duke lënë përgjysëm ndërtimin e një prej segmenteve më të rëndësishëm. Ky vendim ka ardhur pas përplasjeve midis institucioneve si Komisioni i Prokurimit Publik, Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Këto dy të fundit favorizuan ofertën, më të lartë e cila do u kushtonte taksapaguesëve shqiptar 4 milionë euro më shumë.

KARDHIQ- DELVINË

Një tjetër skandal është zbuluar  lidhur me ndërtimin e akseve rrugore. Në 17 qershor të këtij viti, Autoriteti Rrugor Shqiptar zhvilloi procedurën e prokurimit, për investimin më të madh rrugor të parashikuar për këtë vit, atë për ndërtimin e lotit të 7 të rrugës Kardhiq-Delvin. Fondi limit i tenderit ishte parashikuar 19.4 milionë euro pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Në garë garë morën pjesë 6 bashkime shoqërish, ofertat e të cilave varionin nga 15 milionë euro deri në 19 milionë euro.

ARRSH skualifikoi 5 ofertat më të ulëta me pretendimin se nuk plotësonin kriteret teknike dhe shpalli fituese  ofertën me çmimin më të lartë, përkatësisht atë të nje konsorciumi te perbere nga tre kompani shqiptare dhe nje italiane. Ky konsorcium kishte ofruar ta ndërtonte tunelin e Kardhiqit për një çmim prej 19 milionë euro pa përfshirë TVSH-në ose plot 4 milionë euro më shumë se sa oferta më e ulët.

Ky vendim i ARRSH u ankimua menjehere nga kompanitë e tjera pjesëmarrëse në garë në Komisionin e Prokurimit Publik. Pas një procesi gati dy javor, Komisioni, i cili është edhe organi më i lartë vendimarrës për procedurat e prokurimeve, konstatoi se ARRSH kishte vepruar në kundërshtim me ligjin.

Pas analizimit të cështjes Komisioni i Prokurimeve ndryshoi fituesin duke ja dhene tenderin ofertes me te ulet, e cila njëkohësisht  ulte faturën për taksapaguesit me 4 milionë euro. Por , ARRSH refuzoi për një muaj rresht të zbatonte vendimin e Komisioni për të ndryshuar fituesin, edhe pse ky ishte detyrim ligjor. Ky veprim ngre dyshime pasi ARRSH,një institucion publik, në kundërshim me ligjin nuk zbatoi vendimin e një organi më të lartë në hierarki.

Por, procesi i përlasjeve të forta ligjore nuk mbaron me kaq. Përmes një akti të paprecedntë Ministria e Infrastrukturës ka udhëzuar Autoritetin Rrugor  të anullojë tenderin duke e shtyrë ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë për vitet në vijim me justifikimin se paratë për këtë vepër duhet të përdoren në projekte të tjera me ecuri më të mirë realizimi.

Së pari, ndërtimi i kësaj vepre është parashikuar në buxhetin e shtetit, që në dhjetor të vitit të kaluar. Po në buxhet janë parashikuar edhe financimet përkatëse për vitin korrent dhe gjithë periudhën 24 mujore të ndërtimit të kësaj rrugë. Dhe komptencën ligjore për të ndryshuar listën e investimeve dhe rishpërndarë fondet buxhetore e ka vetëm Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Është kjo Ministri, e cila ka tagrin ligjor por edhe ekspertizën për të vendosur se si përdoren më mirë paratë e buxhetit në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. Por deri tani Ministria e Financave nuk ka bërë asnjë rishikim për buxhetin e vitit 2019.

Së dyti, deri në fillim të muajit të kaluar, si ARRSH ashtu dhe Ministria e Infrastrukturës kanë vazhduar procedurat për realizimin e projektit, ndërsa vetëm një muaj më vonë vendosin ta anullojnë.

Anullimi i tenderit duke e shtyrë ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinëe cila është cilësuar si një nga akset më strategjike dhe me të domosdoshme kombëtare ka vetëm një arsye shprehen ekspertët. Ajo është vlera prej katër milionë euro që do u vidhej qytetarëve shqiptar.

Lini Nje Koment