Jepet masa e sigurisë për banorin e Unazës, Balliu kundërshton vendimin

Jepet masa e sigurisë për banorin e Unazës, Balliu kundërshton vendimin

Detyrim Paraqitje ishte masa e arrestit që vendosi këtë të premte, Gjykata e Shkallës së Parë  në Tiranë ndaj banorit të Unazës së Re, Ruzhdi Daci.  Megjithëse gjatë seancë, Prokuroria ka kërkuar arrest  me burg, me pretendimin se ka ushtruar dhunë në tubimin e përnatshëm  të banorëve të kësaj zonë, të cilët protestojnë prej 10 muajsh për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Kjo kërkesë u hodh poshtë nga Gjykata, ndërsa avokati  mbrojtës i Dacit, u shpreh se i pandehuri nuk mund të ushtrontë dhunë ndaj efektivëve pasi  e ka ushtruar edhe vetë me parë atë profesion. Të  pranishëm në gjyq ishin edhe  manifestuesit e Unazës së Re,  në shenjë solidarizimi ndaj Ruzhdi Dacit, si  dhe ish deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili vijon të tregojë mbeshtje ndaj banorëve. Më përfundim të Seancës Balliu u shpreh se arrestimi  I toj ishte me një urdhër të paligjshëm ndërsa kundërshtoi edhe vendimin  e gjykatës, duke e krahasur me rastin e ish Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahirit, i cili edhe pse kanabizoi  vendin po hetohet në gjendje të lirë, ndërkoh që  ndalohen qytetarët të cilët protetsojnë për të drejtat e tyre demokratike.

 

 

Lini Nje Koment