Humb shumicën, Boris Jonson paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Humb shumicën, Boris Jonson paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Pasi shumica e deputetëve mori nën kontroll agendën e punimeve të Parlamentit, cka pengon një Brexit pa marrëeshje, kryeministri Boris Jonson paralajmëroi se do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Ligjvënësit britanikë me shumicë votash miratuan marrjen nën kontroll të rendit të ditës në parlament, masë kjo që do t’i lejojë ata të sjellin një projekt-ligj për të kërkuar shtyrjen e Brexit-it.

Kundërshtarët e idesë së Johnsonit me 328 vota, përballë 301 të përkrahësve të qeverisë, bllokuan projektin kokfortë të kryemimistrit të ri për shkëputjen e vendin nga blloku europian, qoftë dhe pa marrëveshje.

Johnson, u tha deputetëve se ai dëshironte një dalje të negociuar nga Bashkimi Evropian. Ai shtoi se planet e deputetëve për të miratuar legjislacionin që bllokon daljen pa marrëveshje më 31 tetor, “shkatërrojnë çdo mundësi për të negociuar një marrëveshje të re”.

Jonson përsëriti se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE deri më 31 tetor pavarësisht cdo rrethane.
Në rast se do të detyrohet të kërkojë një zgjatje të afatit për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, Kryeministri tha se do të thërriste zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas një projektligji të përgatitur nga opozita dhe deputetët e pakënaqur të Partisë Konservatore në pushtet, kryeministri do të duhej të kërkonte shtyrjen e Brexit-it deri më 31 janar të vitit të ardhshëm.
Projektligji i deputetëve sipas Jonson, do të sillte “më shumë zhurmë, më shumë vonesë e më shumë konfuzion”.
Ai u tha deputetëve se nuk kishte zgjidhje tjetër, përveç se të vazhdonte me përpjekjet për të thirrur zgjedhjet e parakohshme, duke shtuar se “populli i këtij vendi do të duhet të zgjedhë”.

Lini Nje Koment