Fushata zgjedhore/ Zyrtarët serb nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Fushata zgjedhore/ Zyrtarët serb nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Institucionet e Kosovës kanë marrë vendim që të mos lejojnë asnjë përfaqësues shtetëror të ndonjë shtetit tjetër e sidomos të Serbisë, të vizitojë vendin me qëllime elektorale.

Asnjë autroritet shtetëror, i cilitdo shtet tjetër, nuk do të mud të vijë në Kosovë për të bërë fushatë zgjedhore. Institucionet e Kosovës kanë paralajmëruar se çdo tentativë për tu përfshirë në fushatë apo procesin e zgjedhjeve, do të pengohet. Zyrtarët në Prishtinë reaguan pas deklaratave të autoriteteve të caktuara të Beogradit, se do ta vizitojnë Kosovën, në kohën kur kjo e fundit po shkon zgjedhjeve të 6 tetorit.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në largim të Punëve të Jashtme, tha për mediet, se institucionet e vendit nuk do të japin leje për hyrje në Kosovë për asnjë përfaqësues të vendeve tjera, e në veçanti për zyrtarë serb, që synojnë të bëjnë fushatë në Kosovë.

Këshilltari i Ministrit Pacolli theksoi se institucionet e Kosovës janë në koordinim të plotë edhe me bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë që të garantohet një proces zgjedhor i qetë, ku qytetarëve do t’iu garantohet votimi i lirë. Sipas tij, qytetarët serbë nuk mund të jenë nën presion se si dhe për kë të votojnë, por do ta bëjnë këtë sipas vullnetit të tyre.

Lidhur me paralajmërimet për një vizitë të mundshme të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë, në një periudhë të afërt, Zyberaj tha se “Gjatë kësaj kohe nuk do të lejohet asnjë person, i cili ka për qëllim tensionimin e situatës. Asnjë njeri i cili prapa vetes ka qëllime destabilizuese, nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë”, u shpreh ai.

Tradicionalisht Beogradi, ka pasur ndikim në proceset zgjedhore në Kosovë. Kryesisht e ka përcjellë këtë influencë nëpërmjet Listës Serbe, e cila edhe pse është parti që vepron në Kosovë, komandohet plotësisht nga Beogradi.  Ky i fundit vë në dispozicion burime të mëdha njerëzore e financiare, për të nxitur bashkëkombasit e tyre të votojnë Listën Serbe, packa se nuk është forca e vetme politike në Kosovë që e përfaqëson këtë komunitet.

Lini Nje Koment