Foto/ Me plis në Paris

Paris, atmosfera festive në prag  të ndeshjes Francë-Shqiperi, ishte më shumë sesa miqësore, ku organizatorët kishin menduar në detaj gjithçka për të akomoduar tifozeritë përkatëse.

Një shall me të dy flamurët kombëtarë tregonte se atmosfera do të ishte fare pa incidente.

Në fakt atë shqetesoi fare pak  vetëm një dixhej në një nga lokalet e shumta  ku tifozeria shqiptare po kulmonte me këngët e tyre patriotike përpara hyrjes ne stadium.

Ai nuk denjoi të vazhdonte më ritmin e muzikës shqiptare duke e prerë në mes entuziazmin që u kulmua edhe më shumë me fitoren e Kosovës 2-1 ndaj Cekisë.

Kjo ndërprerje pa kuptim në ato çaste elektrizuese, vetëm sa e irritoj edhe më grupin e madh të shqiptarëve etnikë, e njëri prej tyre u drejtua për tek, Lap-topi duke e rrezuar atë përtokë.

Forcat e shumta prezente të policies, reaguan në sekondë duke parandaluar një perplasje të pakëndëshme dhe të pa merituar për asnjë!

Situata u qetësua shumë shpejto dhe të gjithë vazhduan festën e nisur paqësisht, por jo policia, e cila pas ndeshjes do të ndalonte personin që rrëzoi PC dhe për 3-orë, ai ka dhënë shpjegimet e duhura në rajonin e saj.Qetësia tipike franceze, për të mos krijuar konflikt, por edhe për të realizuar  misionin e saj perfekt në mbrojtje të rendit dhe të ligjit, si gjithmonë funksionoi edhe kësaj radhe.

Stadiumi, Stade de France, ishte pothuaj, 95% i mbushur dhe i miksuar me tifozerinë shqiptare të ardhur nga mbarë Europa me tatuazhet si edhe me flamujt kombëtarë ndër duar.

Një gabim njerëzor në klikimin e himnint kombëtar e prishi disi atmosferën, por në pushim të ndeshjes kjo u sqarua dhe madje u kërkua ndjese edhe në gjuhën shqipe për incidentin.

Nga Hamza Hatika

 

Lini Nje Koment