Endrit Braimllari: Sot 15 vite LSI, solli risi në politikën shqiptare

Lëvizja Socialiste për Integrim feston sot 15-vjetorin e themelimit të saj.

Ish-deputeti, Endrit Braimllari thotë se 15 vite më parë, u themelua partia e shpresës, që frymëzoi brezat e rinj për ndërtimin e një Shqipërie europiane. Ai ka uruar të gjithë emrat që kontribuuan për themelimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Postimi i Endrit Braimllarit:
Gezuar 15 vjetorin e themelimit te Levizjes Socialiste per Integrim! Gezuar te gjithe themeluesve te LSI, anetare, te rinj dhe te reja qe kane kontribuar dhe vazhdojne te kontribuojne qe prej themelimit te partise!

6 Shtator 2004 u themelua partia e shpreses, e te rinjve dhe te rejave, partia e sfides per nje Shqiperi Europiane. LSI qe prej themelimit solli nje risi ne politiken shqiptare, duke u investuar maksimalisht tek te rinjte, duke u kthyer ne partine e fjales se mbajtur dhe ne partine e mbrojtjes se interesave qytetare.

LSI ne keto 15 vite ka dhene nje kontribut te jashtëzakonshem ne proceset integruese te vendit dhe ne zhvillimin e Demokracise. LSI ka punuar dhe vazhdon te punojë per stabilitetin politik ne vend, per perparimin e Shqiperise ne rrugen Europiane. LSI ka kontribuar ne zgjidhjen e krizave politike ne vend duke u fokusuar tek interesi qytetar dhe ai Kombetar. LSI eshte partia e betejave per Shqiperine, LSI theu tabute e klases se vjeter politike duke u perfaqesuar ne menyre dinjitoze me te rinj dhe te reja ne Parlament dhe Keshilla Bashkiake.

Vlerat e larta qytetare, solidariteti, gjithëperfshirja, energjia pozitive, hapesira per tu perfaqesuar kane karakterizuar dhe vazhdojne te jene pjese e pandare e LSI. Sot çdo LSI-ist ndihet krenar se partia e tij eshte partia e shqiptareve, e njerëzve te thjeshte dhe e mbrojtjes se interesit qytetar.

%d bloggers like this: