E fundit/ Shkarkohet nga detyra John Bolton

E fundit/ Shkarkohet nga detyra John Bolton

Këshilltari për sigurinë i presidentit Donald Trump John Bolton është shkarkuar nga detyra.

Bolton është njeriu që ka ideuar ndarjen e Kosovës, duke lobuar tek presidenti Trump për të aprovuar këtë zgjidhje.

Por duket se shërbimi të tij në zyrën e ovale i ka ardhur fundi.

Ka qenë vetë presidenti Donald Trump që e ka bërë të ditur lajmin e shkarkimit, pasi dorëheqja i është kërkuar Boltonit nga Trump.

‘E informova mbrëmjen e djeshme John Boltonin se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Nuk jam pajtuar më shumë prej këshillave dhe sugjerimet e tij’, shkruan Trump në Twitter.

Lini Nje Koment