Durrësi natën jashtë, pasuesja e Dakos nuk hap dyert dhe dritat e stadiumit

Në Durrës njerëzit kaluan natën nga tërmeti,  nën qiell të hapur dhe pa drita. Autoritetet vendore nuk ngritën cadra ndërsa raportohet se  Kryebashkikja Valbona Sako nuk ndezi as dritat e stadiumit e jo më të vendoste qëndra pritjeje për njerëzit. Një fakt i tillë u pranua dhe nga Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me shtabin e emergjencave, ku tha se është marrë personalisht me situatën e krijuar në Durrës, ku qytetarët iu drejtuan stadiumit, por dyert i gjetën mbyllur dhe nuk kishte as drita. Por kryeministri ka kursyer nga kritikat pasuese për Dakon, dhe ka bërë përgjegjës prefektin  Roland Nasto të cilin e kishte në mbledhjen që realizoi paradite në Ministrinë e Mbrojtjes.  Në Durrës deri tani rezultojnë 188 banesa të dëmtuara ,ndërsa 9 pallate kanë pësuar krisje të mureve . Në Durrës dhe dy shkolla :‘Qemal Mici’ dhe ‘14 nëntori’ kanë pësuar dëme të vogla.

 

Lini Nje Koment