Demokratët në garë/  10 kandidatë në debat, Trump: sfiduesi im, Biden

Demokratët në garë/ 10 kandidatë në debat, Trump: sfiduesi im, Biden

10 kandidatët demokratë, njëri prej të cilëve do të sfidojë Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, shpalosën platformat e tyre në një debat televiz. Përpos dallimeve të forta në alternativat qeverisë që paraqitën, të gjithë pranuan se Trump është presidenti më i rrëzikshëm në historinë e SHB.

10 emrat nga radhët e demokratëve që garojnë për kandidat për president të SHBA, u përballën në një debat publik spektakolar mbrëmjen e së enjtes, me akuza e kundërakuza, por duke patur në focus të platformës së gjithsecilit, largimin e Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Senatorja nga Kalifornia, ish-prokurorja Kamala Harris, akuzoi Presidentin Trump për urrejtje, intimidim dhe frikësim”. Sic tha ajo, Trump në vetëm dy vite e gjysëm të mandatit të tij, ka gënjyer 12 mijë herë.

Ish-Ligjvënësi nga Teksasi, Beto O’Rourke, tha se një sulmues i armatosur në qytetin e tij të lindjes El Paso që vuri në objektiv meksikanët dhe mori 22 jetë në muajin gusht, ishte “i frymëzuar për të vrarë nga presidenti ynë” për shkak të fushatës së tij kundër emigrantëve.

Senatorja Amy Klobuchar, nga Minesota, tha se Presidenti Trump preferon “më mirë të gënjejë se sa të udhëheqë”.

Tre kandidatët që kryesojnë në anketime, ish-Nënpresidenti Joe Biden dhe Senatorët Elizabeth Ëarren dhe Bernie Sanders, bënë kritika të mprehta ndaj Presidentit Trump.

Zoti Biden, ish-nënpresident gjatë dy mandateve të ish-Presidentit Barack Obama, tha se nuk mundet të shtyhet beteja për të kuruar kancerin dhe sëmundjen Alzheimer, apo të përmirësohet arsimi, për shkak të politikave të kundërta që po ndjek administrata Trump. “Krijohen mundësi të jashtëzakonshme në momentin që heqim Donald Trump-in”, tha zoti Biden.

Ndërsa kandidati Bernie Sanders e quajti Donald Trump “Presidentin më të rrezikshëm në historinë e këtij vendi”.

Vet presidenti Trump pasi ndoqi debatin mes 10 demokratëve, një prej të cilëve do ta ketë përballë në garën presidenciale, vlerësoi se sfiduesi i tij   do të jetë Joe Biden, Bernie Sanders ose Elizabeth Ëarren. Por mendoj se më i favorizuari do të jetë ish-zëvendëspresidenti Joe Biden’’, u tha Trump gazetarëve.

 

Lini Nje Koment