Çollaku: Tahiri i pafajshëm, Shullazi gjyqtar, Rama avokat, USA dëshmitar

Çollaku: Tahiri i pafajshëm, Shullazi gjyqtar, Rama avokat, USA dëshmitar

Nga Basir Çollaku

  • Tahiri i pafajshëm, Shullazi gjyqtar, Rama avokat, USA dëshmitar

Nëse liron Emiljano Shullazin dhe dënon Sajmir Tahirin, amniston Edi Ramën gërvisht Mimi Kodhelin, harron Damian Gjknurin, lejon masakrën e Erion Veliajt, riciklon Arben Ahmetajn tenderos Ilir Beqen, arkivon Qazim Sejdinin lëmon Taulant Ballën, fsheh Vangjush Dakon, lë mënjanë idhnak Fatmir Xhafën, legenos ligjin me Kajmakun, Valdrinin, Babanin, synetos Cakajn, mburros Agaçin, u fik automatin grarive ministre, çorbëzon prokurorinë, gjykatën dhe policinë, zymbylos Arta Markun, klonon Sandër Lleshin, atëherë, thjesht ke zyrtarizuar MAFIA-n. Dritan Dajti, Emiljano Shullazi, Gert Gjenerali, Arben Grori, Lulzim Caka, Lul Berisha, Avdylët, Bajrët, Balili, Habilajt, Ndokët, Frrokët, Prenga, Bushi. Tërmeti, Rrahja, Çekaj, Çela, Sanxhaktari, janë ligjbërëesit, ligjvënësit, vendimmarrësit, e drejtësisë dhe politikës.??!
Përse?
A kanë miqësi, njohje, biseda, telefonata, takime, kafe, dreka, darka, ziafete, punë të bëra bashkë Edi Rama, Sajmir Tahiri, Vangjush Dako, Erion Veliaj, me Emiljano Shullazin dhe emra të tjerë të botës së krimit??
Jo është vështirë thuajse e pamundur të përgjigjesh.
Po-ja kërkon shumë fakte, prova, shkresore së paku.
Ka ish-ministra dhe aktualë, të cilët rrinë pa frymë përballë, pranë dhe me porosi të trafikantëve, grupeve të strukturuara, zgjatimet e të cilëve janë nëpër zyra pushteti dhe shteti. Të gjtihë kanë biznese, ku tatimorët, taksidarët, kontrollorët, policët, vijnë anash.
Sajmir Tahiri pret me datë 19 shtator 2019, vendimin nga shkalla e parë e Gjykatës. Dilemë, frikë, përplasje, tension, panik për shpërthim, pas sinjaleve të seancës së ditës së martë. Prokuroria përcolli krizën e përfaqësimit, ashtu si në ngërçin e nisjes së kësaj dosje me kërkesën për arrestim të minsitrit, por të pamiratuar në Kuvend. Përse prokuroria nuk ka këllqe të ndërrojë armët në mes të duelit me dosjen “Tahiri-Habilaj” ?
E nisi nga piramida në sipërfaqe duke mbjellë dështim, me pretendimin se do të korrë sukses. Sajmir Tahiri buroi i pandehur, më së shumti nga Antimafia italiane, se në Shqipëria ua kishte gjetur pinin shumë ustallarëve nëpër kolltuqe zyrash, duke përfshirë edhe shefin e tij qeveritar e politik Edi Rama. Nëse Krimet e Rënda e donin këtë hetim pak më profesionalisht e nisinin nga dhjetëra mijë hektarë të kultivuar, oficerë policie dhe drejtues të lidhur me trafikantët, pastaj ngjiteshin me prova plot tek kryeshefi. Dikush nuk e ka pasur seriozisht tek Prokuroria, ndaj mbërritën thuajse kabriole në seancat e rënda në Gjykatë. Përfoljet e opozitës si akuza për miqësine e Sajmir Tahirit me Emiljano Shullazin, nuk janë vetëm një legjendë urbane. Premtimi i Edi Ramës bërë Emiljano Shullazit se do ta lirojë nga burgu sapo të largohet ambasadori amerikan Donald Lu, nuk është thjesht një legjendë e mësipërme. Historia e biznesit të hotel Vollgës në Durrës ku Shullazi është aktor e Dako dekor, nuk është sërish një përrallë e dalë nga hiçi.
Pa hyrë në mjaft të tjera histori, kush është së paku në këto të tre shtetarë dhe një të dënuar shefi?!
Unë them Shullazi. Madje është më korrekt në kontrata e marrëveshjes së Rama, Tahiri, e Dako bashkërisht. Në botën e zanatit të tij nuk del nga fjala, për asnjërën nga veprat. Duket sikur këtë ua ka bërë të qartë kandidatëve të akuzuar nga publiku shqiptar si ortakë të tij. Të gjithë kanë diku takime, telefonata, mesazhe, porosi, ndërmjetësime, parcela droge, kuintalë heroine dhe kokaine, e kanë mbetur peng të të qenit bashkë. Këtë se heton askush. Fare. U lirua Caka me shkelje, Gjenerali gjithashtu, Kulla mbaroi dënimin, Shullazi dhe Dajti luajnë me trupat gjykues me avokatët si macja me miun, Arben Grori është në sfond një tjetër çështje e ngjashme për të lënë qelitë, ku skemën e gatuar e kanë pëshpëritur qelitë, muret me veshë, Jaho Salihi pretendues tjetër prej motesh. Drejtorët e burgjeve gjithnjë e më shpesh kthehen në të punësuar të të dënuarve, ashtu siç kreu qeverisë bashkë me ekipin është shkërmoqur para tyre. Në këtë tablo, “Shullazi” si fenomen jo si individ, është gjykatës-prokuror. Rama bën avokatin sipas frikës së sekreteve. Nëse tahiri do ta thellojë dëshminë e tij, Rama do të nxitojë shpejt të ruajë të ndenjurat. Bën avokatin paraditë, të lëshon pasdite, rikthehet të nesërmen, sipas rrezikut të daljes së punëve të fshehta. Ish-ministri kërkoi me të drejtë, ndonëse me nuance cinizmi dhe ironie, hetimin e Ramës për trafikun e drogës! Ai është më i informuari në Shqipëri për rolin e Edi Ramës, në historinë e tmerrshme të trafikut të drogës në vendin tonë. Gjithashtu Tahiri lajmëroi si kontekst nëpërmjet publikimit të një teksti, hetimin për ish-ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, së cilës tha në gjyq, se i kishte kërkuar ligjërisht me shkresë përsëritur përsenë e fikjes së gjatë të radarëve. Kjo është thellësisht përgjegjësi penale, ku është cënuar siguria kombëtarë, por është siguruar rruga e lirë trafikut të narkotikëve. Tahiri po fillon të çkodojë sekretet për të mos përfunduar i vetëm në qeli, për një punë të bërë bashkë. Ai meriton pafajësinë nëse ofron kontributin për bashkëfajësinë e organizatës ku ka qenë me apo pa dashjen e tij. Dreqi nuk është vetëm i zi gabon dhe ai. Lufta ka shkrepur, kthim pas zor të ketë. Frika ruan vreshtin thotë populli. Në të gjitha seancat e çështjeve të rënda, si Tahiri, Shullazi, Dajti, Martini, ka pasur në rreshtin e fundit të ndenjësve, përfaqësues të Ambasadës Amerikane. Deri më tani ata kanë qenë radari më i sigurtë, se interesi i tyre për drejtësinë, nuk ka prodhuar pafajësi për të pandehurit. Ndonëse ikin e vijnë ambasadorët, Ambasada Amerikane është e përjetshme..Majtas arrestime djathtas, është një presje zhvendosja e të cilës ka të bëjë me dosjet..

Lini Nje Koment