Çmimi i naftës/ Princi saudit paralajmëron rritje të fortë globale

Tregjet globale mund të përballen me një rritje të fortë, ndoshta historike, të çmimit të naftës, nëse superfuqitë nuk ndërhyjnë për të penguar Iranin dhe aktivitetin e tij. Ky ishte paralajmërimi i Princit saudit të kurorës, gjatë një interviste për mediet amerikane.  Princi i kurorës së Arabisë Saudite ka paralajmëruar një rritje të fortë të çmimit të naftës në tregun mbarë global, nëse bota nuk vepron për të penguar Iranin.

Një një intervistë për rrjetin amerikan CBS, Mohamed bin Salman vlerësoi se mosveprimi ndaj Iranit mund ta forcojë atë,  dhe të çojë në luftë, për të cilën ai tha se do të shkatërronte ekonominë globale.

“Nëse bota nuk ndërmerr veprime të forta dhe të vendosura për të penguar Iranin, do shohim përshkallëzime të mëtejshme që do të kërcënojnë interesat botërore. Furnizimet do të ndërpriten dhe çmimet e naftës do të rriten në një numër të paimagjinueshëm që nuk kemi parë asnjëherë”, tha princi i kurorës.

Deklarata e tij erdhi pas një sulmi në dy rafineritë e mëdha të naftës në Arabinë Saudite dy javë më parë, për të cilën është fajësuar Teheranin. Ndërkohë Irani ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje. Ai gjithashtu pranoi disa përgjegjësi për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, por mohoi se ka urdhëruar personalisht vrasjen e tij. Princi, i cili konsiderohet sundimtari de-fakto i Arabisë Saudite, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Khashoggi, një gazetar saudit kritik ndaj qeverisë së Rijadit. Gazetari u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Turqi më 2 tetor 2018. “Kam marrë përgjegjësi të plotë si udhëheqës i Arabisë Saudite, veçanërisht pasi vrasja u krye nga individë që punojnë për qeverinë Saudite”, tha ai.
Princi u shpreh pro bisedimeve për një zgjidhje politike të luftës civile në Jemen, ku forcat qeveritare të mbështetura nga një koalicion i udhëhequr nga Sauditët, po luftojnë kundër rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani. Irani është rivali rajonal i Arabisë Saudite dhe një kundërshtar i fortë i SHB. Këto të fundit u tërhoqëm nga traktati që synon të kufizojë programin bërthamor të Teheranit pasi Trump erdhui në shtëpinë e Bardhë.

Fondacioni Albana, ka si qellim që të studiojë, shquajë, nxisë, mbështesë, ndihmojë dhe pro Fondacioni Albana, ka si qellim që të studiojë, shquajë, nxisë, mbështesë, ndihmojë dhe promovojë traditën, kulturën dhe identitetin shqiptar…” movojë traditën, kulturën dhe identitetin shq

Lini Nje Koment