Cilësia e jetesës/ Viena, qyteti më i mirë në botë, Melburn i dyti

Për të dytin vit radhazi, Vjena shpallet qyteti me cilësinë më të lartë të jetesës në botë. Në dhjetshen e më të mirëve, nga kontinenti europian, përfshihet edhe Kopengahen, ndërsa qytetet japoneneze, kanadeze e australiane, vijonë të pozicionohen lartë në këtë renditje.

Edhe për 2019, Revista “The Economist” rendit kryeqytetin austriak më të mirin ndër 140 qytete sa i përket cilësisë së jetesës.
Pasi zhvendosi Melburnin, nga vendi i parë më 2018, duke i dhënë fund një rekordi prej shtatë vitesh radhazi, Vjena ruajti pozicionin e saj në krye të sondazhit edhe në vitin 2019.
Dy qytete të tjera australiane shfaqen në dhjetëshen e parë: Sidnej (në të tretin) dhe Adelaide (e dhjeta), ndërsa vetëm një qytet tjetër evropian, Kopenhaga në Danimarkë renditet i nënti.
Qytetet e tjera më të mira për të jetuar janë Osaka dhe Tokio në Japoni, si dhe Vankuver dhe Toronto në Kanada.
Ndërsa qyteti i fundit për cilësinë e jetesës renditet Damasku në Sirinë e shkatërruar nga lufta, i pasuar nga qyteti, Lagos në Nigeri dhe kryeqytetit i Bangladeshit, Daka.
Në mesin e 56 qyteteve që kanë regjistruar përmirësime në renditjen e përgjithshme, gjatë pesë viteve të fundit, është edhe Beogradi, kryeqyteti i Serbisë.
Në 12 muajt e fundit, Beogradi ka kaluar nga vendi i 82 në të 77-in, si rezultat i përmirësimeve në infrastrukturë dhe kujdes shëndetësor.
Renditja e qyteteve për cilësinë më të mirë të jetesës, bëhet në bazë të parametrave si stabiliteti, kultura dhe mjedisi, si kategoritë më të rëndësishme. Më pas merren parasysh edhe kujdesi shëndetësor, infrastruktura dhe arsimi.

Shkalla e lartë e krimit dhe infrastruktura jo e mirë, zbret në renditje disa qytete më të mëdha si Londra, Neë Yorku e Parisi, pavarësisht elembtëve të kulturës e kulinarisë etj.

%d bloggers like this: