Çfarë thuhej se do ndodhte me TK në raste tërmeti dhe çfarë rezultoi e vërtetë

Tërmeti i një dite më parë shkaktoi shumë dëme në ndërtesa banimi, por edhe ato kulturore. Struktura e godinës së Teatrit Kombëtar i bëri ballë tërmetit më të fuqishëm të dekadave të fundit edhe pse nga ideatorët e projetktit për shëmbjen e tij është cilësuar një ndërtesë e vjetër. Madje dhe Kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu në seancën dëgjimore me grupet e interesit lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, deklaronte:

“Si rezultat objekti, ngaqë nuk llogaritet për tërmete, i ka shpëtuar kohës. Rrezikshmëria e llogaritur, sipas probalitetit që kemi kryer ne brenda Teatrit Kombëtar është 99%. 0.1% e ka ruajtur Teatrin Kombëtar deri tani.”

Por mesa duket ashtu sic shprehen dhe qëndrestarët e TK vecoritë e kësaj ndërtese dhe arkitektura e saj  janë unike.

Lini Nje Koment