Basha mesazh pranë memorialin të Azem Hajdarit: Krimi ka ende poste shtetërore

Basha mesazh pranë memorialin të Azem Hajdarit: Krimi ka ende poste shtetërore

Në nderim të figurës së liderit të demokracisë Azem Hajdari Basha u shpreh se “U vra mizorisht nga kriminelët e veshur me unifromën e shtetit. Amaneti dhe sakrifica janë përjetë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Europiane dhe demokratike. Ku qytetarët janë zot të vendit të tyre dhe kriminelët janë të ndarë nga politika. Sot plaga vazhdon të jetë e hapur, krimi ka ende poste shtetërore. Shqiptarët vazhdojnë vuajnë për shkak të nëj pushteti që nuk buron nga vota por nga krimi dhe korrupsioni.’’

Kryetari i PD, Lulzim Basha bëri thirrje për bashkim mes gjithë shqiptarëve të ndershëm që kurrë nuk e kanë pranuar politikën e lidhur me krimin për t’u bërë bashkë dhe për të hapur rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa. Ka ardhur koha që rinia shqiptare të bëhen bashkë. Ky është nderimi më i madhë për Azem Hajdarin dhe për dhjetra e qindra të tjerë. I paharruar qoftë kujtimi i tij, shtoi ai.

Lini Nje Koment