Austria “shuplakë” Ramës: Po pengon lirinë e shtypit

Austria “shuplakë” Ramës: Po pengon lirinë e shtypit

Gazeta austriake Der Standard raporton mbi kritikat e BE ndaj qeverisë Rama pëd lirinë e shtypit. Këto kritika u shprehën në një konferencë të mbledhur ditet e fundit në Sarajevë shkruan gazetarja Adelheid Wölfl e cila ka shkruar edhe më parë për lidhjet e narkotrafikantëve me politikanët.

BE së fundmi ka kritikuar qeverinë  në Tiranë lidhur me nismën për të rregulluar “keqinformimin” që bëjnë portalet online

Në bazë të një kërkese (ankese) do të detyrohen portalet te heqin artikuj nga faqet e tyre.Në Bruksel rekomandohen mekanizma vetrregullues në vend të këtyre ligjeve që cënojnë lirinë e shprehjes.

Disiplinimi i portaleve online

Kryeministri Edi Rama foli për disiplinim të portaleve online sipas ligjit. Në Shqipëri dy emisione kritike ndaj Kryeminstrit Rama u mbyllën së fundmi.

Kryeministri Rama njihet për qasjen e tij negative ndaj gazetarëve dhe medias- ai shpesh i quan ata kazan.

Lini Nje Koment