Zgjedhje të parakohshme/ Përçahet koalicioni qeverisës Italian, palët në konflikt 

Pas një sërë mosdakordësish përçahet  koalicioni qeverisës në Itali dhe palët kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Shkak i mosmarrëveshjeve është bërë ndërtimi I një autostradë çka ka çuar në bllokimin e tenderave nga ana e kryeministrit Giussepe Conte por megjithë situatën e krijuar zgjedhjet nuk pritet të mbahen dëri vitin e ardhshëm.

Koalicioni qeverisës I Italisë ndodhet në krizë, ka qenë vetë kreu I legës njëkohësisht zv/kryeministër dhe ministër I Brendshëm Matteo Salvini I cili ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme sipas tij dallimet brenda dy partive aleate nuk mund të tejkalohen më. Shkak I mosmarrëveshjeve të radhës është bërë mosdakordësia për ndërtimin e një autostrade njoftoi Salvini. Ndërsa homologu I tij kreu  I lëvizjes së “5 Yjeve” Luigi Di Maio u kundërpërgjigj  duke thënë se partia e tij nuk ju frikësohet zgjedhjeve të reja. Ndërsa kryeministri apartiak Giuseppe Conte I kërkoi Salvinit që kërkesën e tij për zgjedhje të parakohshme ta  paraqesë në parlament.  Përpasjet politike mes dy forcave qeverisëse kanë qenë të vazhdueshme gjatë këtyre muajve por mësohet se sëfundmi ka qenë autostrada që do lidhte qytetin Italian Torino me atë francez Lion që përveçse  shtyu kryeministrin Conte të pezullojë tenderat për sa kohë përçau edhe më tepët palët. Sipas sondazheve partia  e Salvinit gëzon dukshëm më shumë përkrahje, kryesisht për shkak të qasjes kundër emigrimit të paligjshëm edhe pse zgjedhjet e shkuara Lëvizja Pesë Yjet fitoi vota dy herë më shumë se Lega. Por duket se tani gjendja është ndryshe. Mirëpo Di Maio që po ashtu është zv/kryeministër I komentoi sondazhet duke thënë se “Ne jemi gati, ne nuk jemi të interesuar për të zënë poste qeveritare sepse nuk kemi qenë kurrë”. Megjithatë pavarësisht kërkesës së Salvinit zgjedhjet e reja nuk pritet të mbahen në një të ardhme të afërt pasi presidenti Matarella ka mundësi që të formojë një qeveri teknike dhe ti shtyje zgjedhjet e reja për vitin e ardhshëm.

 

Lini Nje Koment