Vrasja në Rrëshen, Dom Gjergji: Deri kur kështu?

Vrasja në Rrëshen, Dom Gjergji: Deri kur kështu?

Qyteti i Rrëshenit u trondit sot nga një vrasje mafioze. Pas një atentati me armë zjarri mbeti i vrarë shtetasi, Armando Gjini.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Dioqeza e Rrëshenit, e cila  dënon aktin e rëndë.

“Mu në mes të ditës, në mes të qytetit, në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit, sot u mor një jetë në mënyrë kriminale, me gjakftohtësi, para syve të të gjithëve. Deri kur kështu?”-thuhet në reagimin e Dom Gjergj Metës në profilin zyrtar.

Lini Nje Koment