Tragjedia në Tiranë, Malaj kundër Veliajt: Siguroni jetën, më pas fasadat

Tragjedia në Tiranë, Malaj kundër Veliajt: Siguroni jetën, më pas fasadat

Tragjedia e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Faik Konica” në Tiranë, ku humbën jetën 2 punëtorë dhe u plagosën tre të tjerë, ka sjellë reagimin e ish-ministrit Arben Malaj.

Malaj shkruan në profilin zyrtar se me një pjesë të punëtorëve përshëndetej ditë pas dite, pasi banon pranë vendit ku ndodhi tragjedia. Për ish-ministrin përgjegjëse për ngjarjen është Bashkinë e Tiranës, që sipas tij, përpara se të ndërmarrë investime në fasadat e pallateve duhet të kontrollojë elementët e sigurisë së punonjësve.

Postimi i plotë i Malajt:

Kjo tragjedi ndodhi shume afer shtepise time. Me disa prej punonjesve pershendeteshim disa here gjate dites. Vdekja e dy prej tyre dhe plagosja e tre shokeve te tyre te dhemb ne shpirt. Bashkia bene mire qe stimulon investimet e perbashket me komunitetit, por kontrolli i pare per cdo punim eshte certifikimi i punonjesve sidomos ne ndertim kaq specifike deri ne 15 apo 20 kate.

Asnje leje per fillim punime nuk jepet nga investitori pa verifikuar certifikimet teknike te cdo punonjesi jo thjeshte te administratoreve.
Bashkua e Tiranes ka nje rregullore per keto punime dhe ngritjen e nje komisioni Mbikeqyres per keto punime.

Pas kesaj mbikeqyrja ne teren nga Bashkia eshte e qartesuar ne rregulloren perkates. Nje nga fitimet abuzive te kompanive ne Shqiperi eshte kostua e investimeve fizike dhe trajnuese e stafeve. Ata nuk paguajne per trajnimet dhe pajisjet teknike te dmd. Keto fitime abuzive shpesh perfundojne me vdekje dhe plagosje te punonjesve. Pra fitimet jane kriminale.

Hetimi duhet te jete I shpejte dhe efektiv. Larg cdo nderhyrje deformuese. Bashkia e Tiranes duhet te jete pjese e hetimeve. Ndersa aksioni i lyerjeve te pallatave duhet te mos nxitohet, te behet vetem kur kompanite por edhe cdo punonjes i tyre, kane trajnimet dhe certifikimet e detyrueshme te sigurise ne pune. U prefshin ne paqe viktimat e pafajshme te kesaj tragjedie. Ngushellime familjareve, miqeve dhe shokeve te tyre! Arbeni

1 comment

Kosta August 17, 2019 at 12:44 pm

Malaj shkruan per sigurimin e jetes te puntoreve…..sa mire te vjen kur e lexon nga Mlaj por menjehere te kujton Katerin e Rades qe po ky Malaj bashke me Zani Caushin, e mbushi me 153 shqiptare dhe i nisi drejte vdekjes se sigurte….u mbyten jo pake por 119 njerez te pafajshem….po ketyre kush ja u siguroi jeten Arben Malaj apo Zani caushi qe ju moren jo pak por nga 1,5 miljon lireta per koke…..sa turp qe ti hapesh faqen e shtypit ketyre mostrave….

përgjigje

Lini Nje Koment