Temperaturat e larta, viktima e parë në Delvinë

Temperaturat e larta në vend kanë shkaktuar edhe viktimin e parë. Një 66 vjecar nga Delvina është gjetur I pajetë, ndërs  në trupin e tij nuk evidentohen shenja dhune. Zeman Kusho, është gjetur i vdekur në Bajkaj rreth dy kilometra larg Stjarit të Delvinës.

Familja ishte në kërkim të Kushos prej dy ditësh, pasi 66-vjeçari kishte dalë të konsumonte një kafe në lokalin e lagjes në fshatin Stjar dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Për herë të fundit, Kusho është parë i gjallë nga kamerat e një biznesi në Stjar.

Lini Nje Koment