Tabaku jep alarmin: Terr informativ, çfarë po ndodh me sistemin e Thesarit?

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në një koment në profilin zyrtar ngre një pyetje lidhur me atë çfarë po ndodh me sistemin e thesarit teksa thekson se qeveria ka thyer standardet e transparencës.

“Që prej datës 2 gusht sistemi i thesarit online nuk funksionon! Që kjo qeveri ka thyer çdo standart transparence është e qartë! Nuk publikohen me tenderat online, nuk dalin më vendimet e qeverisë në fletoren zyrtare, as dekretet e presidentit, nuk publikohen më ligje në faqen e kuvendit. Faktikisht, nuk ka me asnjë mënyrë se si të aksesosh dokumente zyrtare”, shkruan Tabaku.

Ajo pohon se tenderat nuk publikohen online, pasi sistemi nuk punon që prej 2 gushtit. Po ashtu demokratja jep dy arsyeje që mund të jenë sipas saj; “ose janë duke kryer pagesa e rimbursime që duan t’i mbajnë të fshehta ose qeveria shqiptare ka më shumë se 10 ditë që nuk bën pagesa pasi qeveria nuk ka më para”.

“Por fakti që sistemi i thesarit nuk funksionon prej më shumë se 10 ditësh do te thotë dy gjëra; ose janë duke kryer pagesa e rimbursime që duan t’i mbajnë të fshehta ose qeveria shqiptare ka më shumë se 10 ditë që nuk bën pagesa pasi qeveria nuk ka më parà”, vijon më tej argumentin Tabaku.

Komenti i plotë i ish deputetes demokrate Jorida Tabaku

Çfarë po ndodh me sistemin e Thesarit?

Që prej datës 2 Gusht sistemi i thesarit online nuk funksionon! Që kjo qeveri ka thyer çdo standart transparence është e qartë! Nuk publikohen me tenderat online, nuk dalin më vendimet e qeverisë në fletoren zyrtare, as dekretet e presidentit, nuk publikohen më ligje në faqen e kuvendit. Faktikisht, nuk ka me asnjë mënyrë se si të aksesosh dokumente zyrtare!

Por fakti që sistemi i thesarit nuk funksionon prej më shumë se 10 ditësh do te thotë dy gjëra; ose janë duke kryer pagesa e rimbursime që duan t’i mbajnë të fshehta ose qeveria shqiptare ka më shumë se 10 ditë që nuk bën pagesa pasi qeveria nuk ka më parà!

Kushdo qoftë arsyeja ajo çfarë vlen për t’u theksuar është terri i plotë informativ mbi veprimet e qeverisë. Tanimë nuk bëhet fjalë për thyerjen e standarteve të vendosura nga qeveria demokratike. Bëhet fjalë për fshehjen e një krimi që është po aq i rëndë sa vetë krimi. Në pritje të Ministrisë për të reaguar duhet të kuptojmë që spektakli i ofruar në televizor me inspektimet tatimore është gënjeshtra që mbulon malin e madh të korrupsionit!

Lini Nje Koment