Shtyhet konstituimi, Vala e Drinit merr PS-në

Partia Socialiste ka marrë një vendim tjetër për pretendentin e Bashksië Shkodër Valdrin Pjetrin. Ajo ka urdhëruar shtyrjen e betimit të Pjetrit dhe konstituimit të Këshillit Bashkiak  që ishte parashikuar të ndodhte në 20 gusht.Kjo pasi pritet përgjigjja e Prokurorisë për Valdrin Pjetrin, emrin e dalë nga votimet e  30 qershorit.

Ky vendim vjen pas publikimit të dokumenatve nga Partia Demokratik ku  vërtetohet se Pjetri ka qenë i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike në Itali në vitin 2003.Mbi të rëndon edhe akuza për falsifikim të formularit të dekriminalizmit.

Pas bërjes publike të kartelave me të dhëna kriminale reagoi vet Edi Rama dhe numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla.Të dy me të njëjtën qëndrim se në këto akuza vërtetohen nga prokuroria Pjetri do të përballet me ligjin,ndërsa mohuan të kenë qenë në dijeni më herët për faktet e nxjerra nga opozita. Gjithashtu Rama e ka pezulluar Valdrin Pjetrin nga të gjitha strukturat e Partisë Socialiste deri në verefikimin e pastërtisë së figurës së tij nga Prokuroria.

Ndërkohë dega e Partisë Demokratike dega Shkodër së bashku me Aleancën Qytetare ka paralajmëruar protestë ditën e sotme ne oren 19:30 për të mos lejuar uzurpimin e pushtetit lokal nga banda me të shkuar kriminale e Edi Ramës. Shkodranët e revoltuar nuk pranojnë Valdrin Pjetrin në krye të bashkisë ndaj u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të bëhen pjesë e protestës.

Lini Nje Koment