Shkodra, Koli Idromeno dhe Valdrin Pjetri?!

Shkodra, Koli Idromeno dhe Valdrin Pjetri?!

Nga Qamil Gjyrezi
Nuk pata ndërmend të merresha me emrin e Valdrin Pjetrit edhe nëse do të ishte Kryetar Bashkie në Shkodër, për të vetmen arësye se është antikushtetues dhe ka dalë nga zgjedhjet antikushtetuse “Nul” të 30 Qershorit!!
Së pari, sidoqë të shkonte “loja politike”, Valdrini do të largohej shpejt me votën e Shkodranëve në zgjedhje të lira dhe demokratike që do të zhvillohen patjetër në të ardhmen!!
Së dyti Valdrini është një person i panjohur, që ka shumë pak lidhje shpirtërore dhe kulturore me Shkodrën 2400 vjecare!
Kam besimin e plotë që Edi Rama e përzgjodhi Valdrinin, si “kokë turku”, për ta përdorur për opinionin publik ndërkombëtar dhe atë vendas dhe pastaj për ta “shitur dhe hedhur tutje”!
Edi Rama ka informacion për cdo gjë, jo më për “narkotrafikantët” që janë pjesë e qeverisjes së tij dhe oborrit të tij personal?!
Të njëjtën strategji pak a shumë përdori me ish-kandidaten Keti Bazhdari, por këtë herë ndryshoi “stil”, formë!
Në 2014 prezantoi një ish-biznesmene, kurse në rastin e Valdrinit, një biznesmen-trafikant për ta kontrolluar më mirë!
E titullova opinionin:” Koli Idromeno, Valdrin Pjetri dhe Shkodra”, për arësyen e thjeshtë, se të bën përshtypje se si ka mundësi që një kryeministër ish-artist kur në inagurimin e Fototekës “Marubi” flet shumë mirë për Shkodrën, Koli Idromenon dhe vlerat e saj dhe kur vjen momenti sjell si kandidatura “narkotrafikanë” për të drejtuar Shkodrën 2400 vjecare të kulturës dhe Idromenos!?
Kjo është një prej strategjive “okulte” të Edi Ramës për Shkodrën!
Nga një anë promovon gjoja “vlera” kulturore dhe “grintë” dhe inaguron institucione kulture dhe sporti, për të mbuluar “krimin ekomomik!
Nga ana tjetër bashkëpunon me “krimin e organizuar” dhe blen vota me “narkotrafikantët” dhe prezanton kandidatura “narkotrafikantësh” për ta drejtuar?!
Valdin Pjetri dhe Koli Idromeno nuk kanë asnjë lidhje në formë dhe përmbajtje, janë “dy botë” të kundërta!
Nikollë Idromeno i njohur gjerësisht si Kolë apo Kól Idromeno (Shkodër, 15 gusht 1860 – 12 dhjetor 1939) ka qenë artist i mrekullueshëm shumëplanësh si piktor, skulptor, fotograf, butaforist, skenograf, muzikant si dhe arkitekt.
Edi Rama investoi në Fototekën “Marubi”, teatrin “Migjeni” dhe stadiumin “Loro Borici”, për të marrë Shkodrën!
Personalisht jam për zhvillimin e institucioneve të kulturës, dijes dhe të ekonomisë jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë!
Por politikat klandestine “okulte”, të bëjnë të reagosh!
Këto politika nuk kanë ndikim pozitiv në komunitet dhe i shërbejnë vetëm klaneve dhe individëve të caktuar!
Edi Rama, njëkohësisht në këto vite ka biseduar edhe me disa artiste, për ta ndihmuar për të marrë Bashkinë e Shkodrës!?
Edi Rama ka biseduar edhe me disa biznesmenë të Shkodrës, në këmbim të mbështetjes duke i’u ofruar lehtësi fiskale, tendera në “kurriz” të arkës së shtetit!
Sinqerisht nuk po i përmendi emrat e këtyre personazheve, mbasi në shkrimin tim më interson “loja” që bën dhe strategjitë që përdorë “kryetrafikanti” Edi Rama, për të marrë Shkodrën me vasalët e tij!
Edi Ramës do ti drejtohem me këtë shkrim: “Larg duart nga Shkodra e kulturës e sportit dhe e dijes”!
Shkodra është e të gjithëve, e Idromenos, të djathëve dhe e të majtëve, por jo e klientëve te Edi Ramës dhe veglave të tij!!
I bëj thirrje qytetarëve të Shkodrës pa asnjë ndasi politike, që ditën e Hënë, ora 10.00, të bëhemi të gjithë bashkë, që zëri dhe vullneti jonë të mos përdhosen nga vullneti i vetëm një njeriu.
Shkodra është e qytetarëve të saj dhe jo lodër në dorën e Edi Ramës.

Lini Nje Koment