SHBA-Turqi marrëveshje/ Qendër e përbashkët operacioni për zonën e sigurisë në Siri

SHBA-Turqi marrëveshje/ Qendër e përbashkët operacioni për zonën e sigurisë në Siri

Ankaraja dhe Washingtoni do të krijojnë një qendër të përbashkët operacioni në Turqi për koordinimin dhe menaxhimin e një zone të sigurtë në veri-lindje të Sirisë.  Ky vendim pritet të zvogëlojë edhe mundësinë e një ndërhyrje ushtarake turke në atë zonë. Pavarësisht se të dyja vendet dhanë pak detaje  për marrëveshjen e arritur pas shumë ditësh bisedime mësohet se ka pasur shumë mosdakordësi lidhur me atë se deri ku duhet të shtrihet zona e sigurtë dhe se kush do të komandojë forcat që patrullojnë aty.

Zona e propozuar synon të sigurojë një korridor që shtrihet në më shumë se 400 kilometra përgjatë kufirit verilindor të Sirisë me Turqinë, shumica e të cilit kontrollohet nga milicia kurde, e cila kishte mbështetjen e SHBA-së në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik. Ankaraja e sheh këtë formacion kurd si terroristë, që paraqet  një kërcënim të madh  për sigurinë, dhe ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të ndërpresin lidhjet e saj me të. Turqia ka dërguar dy herë forca në veriun e Sirisë, në tre vitet e fundit, për të larguar luftëtarët kurdë dhe Shtetin Islamik nga kufiri. Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, tha ditë më parë, se një sulm i tretë do të ndodhë së shpejti.

Lini Nje Koment