Rregulli i Ri/ Të varfërit nuk mund të jenë shtetas amerikanë

Shtëpia e Bardhë ka nxjerrë një rregull të ri për ta shfrytëzuar në funksion të politikave të saj anti-emigrantë. Ai parashikon refuzimin e kërkesës për shtetësi amerikane për cdo aplikant, që nuk arrin të provojë që është në gjendje financiare për të jetuar në territorin amerikan, pa ndihmën e shtetit.

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump publikoi të hënën një rregull të ri që mund t’ua bëjë të pamundur marrjen e shtetësisë amerikane qindra mijëra personave që janë shumë të varfër.

Ky rregull, që është nxitur kryesisht nga ndihmësi i presidentit për çështjet e migrimit, Stephen Miller, do të nisë së zbatuari nga mesi i tetorit, dhe parashikon refuzimin e aplikacioneve për viza të përkohshme apo të përhershme për ata persona që nuk përmbushin kriteret strandarde të mirëqenies apo që trajtohet përkrahje sociale nga shteti.

Ky ndryshim bëhet për të siguruar se emigrantët të përballojnë vetë shpenzimet dhe “të mos varen nga burimet publike” por nga burimet tjera, duke përfshirë anëtarë të familjes, sponsorë, dhe organizata private”, thuhet në Regjistrin Federal të cituar nga Reuters.

Kjo mund të jetë një nga politikat më drastike të Trumpit kundër migrimit, kanë thënë ekspertët.

Mbrojtësit e migrimit kanë kritikuar këtë plan duke thënë se është përpjekje për të ndalur migrimim ilegal, pa bërë ndryshime në ligjin amerikan përmes Kongresit.

Rregulli i ri është bazuar në Aktin për Imigrim që daton nga viti 1882, i cili i lejon Qeverisë amerikane të refuzojë viza për secilin që ka mundësi të kthehet në “përgjegjësi publike”.

Zyrtarët amerikanë kanë futur në listën e “përgjegjësisë publike” ata aplikantë që potencialisht varen financiarisht nga shteti.

Lini Nje Koment