Reforma në drejtësi nuk është perlë, ja çfarë solli

Reforma në drejtësi nuk është perlë, ja çfarë solli

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar ka reaguar në lidhje me deklaratën e ambasadorit Soreca për EuroNews, ku ky i fundit e quante Reformën në Drejtësi si perlë. Vasili ka shkruar se kjo reformë ka degraduar tashmë, duke u quajtur dështim.

Postimi i plotë

Reforma në drejtësi u kap, u zhbë dhe degradoi ndaj emrin e ka dështim dhe jo perlë!?

Ambasadori Soreca thotë për Euronews:
“Reforma në Drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit apo në botë.”

Reforma që shohin të gjithë shqiptarët është shndërruar në një kapje dhe dështim që s’ka nevoje për ndonjë shkollë të madhe për tu kuptuar edhe nga shqiptari më i fundit.

Nuk është perlë drejtësia që në Gjykatën e Durrësit jep dy vendime për bashkinë se e urdhëron Edi Rama duke u bërë turpi i botës.

Nuk është perlë Prokuroria që mbyll dosjet skandaloze, që janë të hapura nga mediat më të mëdha të botës.

Nuk është perlë drejtësia që në KLGJ dhe KLP mbushet me anëtarë të tyre pa asnjë integritet falsifikatore evazore dhe spiunë të sigurimit.

Nuk është perlë drejtësia që nuk vepron ndaj KQZ që refuzon dekretet e Presidentit për zgjedhjet.

Nuk është perlë drejtësia që nuk heton e dënon hajdutët e qeverisë tek Unaza e Re, teatri, koncesionet etj etj, por dënon qytetarët e grabitur nga qeveria.

Kjo lloj perle po bën të lulëzojë krimi, droga korrupsioni dhe paratë e pista dhe po e lë Shqipërinë jashtë BE.

Ndaj i dashur ambasador Soreca shihe me kurajo dhe në sy dështimin e drejtësisë ashtu si bëjnë mbi 83% e shqiptarëve që nuk besojnë më tek ajo.

Po ta shohësh kështu si shqiptarët, edhe reformën mund ta kthejmë te 21-22 korriku i 2016 kur u miratua, por edhe Evropës mund ti afrohemi sado pak.

Ndryshe i dashur ambasador na bie që ne të mbajmë perlën dhe derën e Evropës ta kemi të mbyllur përgjithmonë përpara fytyre,
por unë dua të besoj që ju nuk jeni dhe nuk paguheni këtu për këtë.

 

Lini Nje Koment