Rama grabit pronën për pallate 20-katëshe, Pronarët: Çështjen do e çojmë në Strasburg

Pronarët e katër dyqaneve pranë Prefekturës Tiranë nuk heqin dorë nga mbrojtja e biznesve të tyre. Sipas informacionit që kanë toka që u grabitet do të shërbejë për ndërtimin e një palllati 20 katesh ndërkohë si dëmshpërblim u është ofruar një vlerë shumë herë më e vogël sa vlera e tregut.

Gjë  e cila është kundërshtuar nga zotëruesit e dyqaneve të cilët janë shprehur se do  të ndjekin cdo procedurë ligjore.Edhe nëse institucionet e drejtësisë në shqipëri do të zbatojnë urdhëra politikë ne do ta cojmë cështjen në gjykatën e Strasburgut, u shprehën ata .

Në mbështetje të tyre që  nga dita e parë janë përfaqësuesit e opozitës. Ish-deputetja e Oriola Pampuri  tha se po ndodh shtetëzimi i pronës private. Marrja e pronës private është cilësuar nga kjo e fundit si kthim në kohën e diktaturës.

Prefektja e Tiranes, Suzana Jahollari, ka vendosur mbremjen e se martes saldimin e qepeneve ne 4 dyqanet e rruges së Kavajes. Uzurpimi me dhune policore dhe naten i objekteve eshte nje nga praktikat e njohura te kryeministrit Rama, i cili ne cdo aksion ndaj sipermarresve apo pronareve e ka aplikuar kete ne te dy mandatet e qeverises. Precedentet jane zona ne Shkoza, dhe bregu i Lumit, ku banoret jane perballur me forcen policore e jane beduaar nga shtepite e pronate  tyre.Kjo cështje ka  nisur kater vite më parë me një VKM, ku qeveria ka vendosur t’ia marrë pronarëve këto biznese dhe ruallin për ti kaluar në pronësi të shtetit. Ky vendim është kundërshtuar menjeherë që nga marrja në dijeni e titullarëve të pronës duke e hedhur cështjen në gjyq. Gjykata administrative ka rrëzuar kërkesën e tyre për anullimin e VKM që u heq këtyre personave të drejtën e pronësisë. Ky vendim është ankimuar nga këta të fundit në Gjykatën e Apelit e cila ende nuk dhënë vendimin përfundimtar. Pronarët e bizneseve kanë kërkuar pezullim të VKM deri në dhënien e verdikit final gjë që nuk është marrë parasysh, pasi këtë të premte atyre u është mohuar e drejta  e pronës të cilën e zotërojnë me dokumenta të rregullta. Pronarëve të dyqaneve u është komunikuar një dëmshpërblim me vlerë qesharake.

 

 

%d bloggers like this: