Punëtorët e keqpaguar/ Grevë 3 ditore në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë

Punëtorët e keqpaguar/ Grevë 3 ditore në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë

Dhjetra flurime nga Prishtina me detinacione të ndryshme, mund të anulohen ose shtyhen, pasi sindikata e punëtorëve të Aeroportit “Adem Jashari” ka marrë vendim për të mbajtjen e një greve tre-ditore, nga data 19 deri në 21 gusht.

Punëtorët e Aeroportit ‘Adem Jashari’ kanë paralajëmëruar futjen në grevë tre-ditore, duke filluar nga data 19 gusht. Përmes një njoftimi për medie Sindikata e Aeroportit, thotë se pas shumë përpjekjeve për të dialoguar me administruesit, rreth kërkesave të tyre, këta të fundit nuk kanë treguar gatishmëri për dialog. “Ju njoftojmë se pas shumë përpjekjeve dhe kërkesave të shumta drejtuar menaxherëve të aeroportit për të dialoguar dhe për t’i zgjidhur çështjet tona në mënyrë paqësore, deri më tani nuk kemi patur ndonjë ftesë apo gatishmëri për të dialoguar. Ne kemi shterruar të gjitha mënyrat dhe mundësitë paqësore për dialog. Punëtorët janë të vendosur në kërkesat e tyre për çka edhe kanë vendosur përmes përgaqësuesve  të tyre, të shkojnë në grevë”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Gjithashtu bëhet me dije se greva, ditën e parë do të jetë vetëm një orëshe dhe do të vijë duke u përshkallëzuar, ditën e dytë 2 orë dhe ditën e tretë me datën 21 do të jetë 24 orëshe. Në njoftim theksohet se në grevë do të marrin pjesë të gjithë punëtorët e shërbimeve që nuk janë të rëndësisë jetike. Sindikalistët e Aeroportit kanë ftuar administratorët që të koordinohen me sindikatën për të caktuar minimumin e shërbimeve në mënyrë që të garantohet siguria dhe te evitohet çfardo rrezikimi i jetës dhe sigurisë. Gjithashtu theksohet se greva do ndërpritet në ndonjë rast emergjent. Javën e kaluar punëtorët e aeroportit kanë mbajtur një grevë një orëshe përmes të cilës kanë kërkuar përmbushjen e kërkesave të tyre, si kompensimin dhe shpërblime të tjera për rrezikshmërinë dhe  eliminimin e dallimeve në paga.

Lini Nje Koment