PS rrëzohet në Shkodër/ Balla shet Valdrinin, zgjedhje të reja

PS rrëzohet në Shkodër/ Balla shet Valdrinin, zgjedhje të reja

Valdrin Pjetrit i vë vijën e kuqe edhe partia e tij. Pas publikimit të kartelës  kriminale, që provon veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, nga ana e pretendentit për kryetar i Bashkisë Shkodër, Partia Socialiste vendos të mos rë rëndojë më tej pozitën e saj, duke mbrojtur Pjetrin.

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, në një reagim që pasoi konfirmimin e akuzës, shprehet se: “Në raport me ligjin e me drejtësinë, idhur me pastërtinë e figurave që ushtrojnë funksione publike, Partia Socialiste ka përcaktuar qartë një vijë të kuqe, për të gjithë anëtarët e saj. Kjo vijë e kuqe nuk përjashton askënd, që nga Kryetari i Partisë deri tek anëtari i thjeshtë”.

Për Partinë Socialiste, e cila deri në këtë moment nuk mori për bazë asnjë nga denoncimet e selisë blu rreth kësaj çështjeje, e vërteta duhet të zbardhet deri në fund, përmes rrugës së përcaktuar qartësisht në ligj.

Balla është kujdesur  të përshëndesë Prokurorinë e Përgjithshme dhe Policinë e Shtetit, që sipas tij janë vënë në lëvizje, duke kërkuar zyrtarisht informacionin përkatës pranë autoriteteve italiane, por në fakt dokumenti që kryqëzon Pjetrin, nuk është siguruar prej ansjërit nga këto institucione, edhe pse siç tha sekretari i Përgjithshëm i PD, ishin në dijeni, ashtu sikurse edhe vet PS, e cila ishte informuar në rrugë diplomatike për akuzat që rëndonin mbi kandidatin e saj, Valdrin Pjetrin.

Por Balla mohon që PS të jetë informuar në asnjë mënyrë, për atë çka u faktua sot nëpërmjet dokumenteve zyrtare italiane.

Në fund të reagimit Balla shton se: “Përtej dëshirës sonë që e drejta të jetë në anën e tij, Partia Socialiste garanton opinionin publik dhe komunitetin e nderuar të Bashkisë së Shkodrës, se përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, do të qëndrojë edhe në këtë rast në anën e ligjit dhe të interesit publik.”

Lini Nje Koment