Provokon Serbia/ Liron vrasësin e 14 shqiptarëve, reagon ashpër Kosova

Provokon Serbia/ Liron vrasësin e 14 shqiptarëve, reagon ashpër Kosova

Miodrag Solaja, i dënuar për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë është liruar pa përfunduar dënimin. Solaja u është fajtor për ekzekutimin e shtatë fëmijëve në oborrin e një shtëpie në vitet 1998-99 në Kosovë, por u lirua nga burgu në Serbi tre vjet para se të përfundonte shlyerjes së dënimit.

Qeveria e Kosovës është shprehur e indinjuar me këtë lirim, ndërkohë kanë deklaruar se nuk ka pajtim me Serbinë pasi kjo e fundit liron kriminelët.

Veprimin e Serbisë, duke i dhënë lirim të parakohshëm të dënuarit për krime Miodrag Solaja, Qeveria e Kosovës po e konsideron tallje me viktimat e luftës. Kjo quhet vrasje e dyfishtë, në veçanti për familjarët qëkanëdëshmi për krimet e Serbisë në Kosovë.

Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, thotë se Serbia po dëshmon qënuk është e interesuar për drejtësi dhe vetëm po luan lojëra për përfitime nga Bashkimi Evropian. Lluka e konsideroi këtë një vrasje të dyfishtë.

Miodrag Solaja luftoi në kuadër të njësisë e njohur si “Akrepat”, gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë. Sipas Llukës, “Akrepat” kanë kryer edhe krime të tjera, përveç vrasjes së 14 civilëve.

Lluka deklaroi me tone të ashpra se nuk mund të ketë pajtim me Serbinë, nëse një shqiptar vlen 10 muaj ose 12, atëherë çfarë drejtësie është kjo dhe çfarë pajtimi kërkojnë ata.

Ndërkohë zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj deklaroi se Serbia po tallet me viktimat e luftës, këtë ka bërë në Bosnje dhe po e bën edhe me Kosovën. “Lirimi i kriminelit serb është dëshmi që Serbia po vazhdon të luaj me nervat e të gjithve në të gjitha planet, madje edhe atë ushtarak”, deklaroi Hoxhaj.

Miodrag Solaja u dënua në vitin 2008, për pjesëmarrje në vrasjen e 14 civilëve në Podujevë të Kosovës, më 28 mars 1999. “Akrepat”, të cilët i shërbenin Sllobodan Millosheviçit, në atë kohë po vendoseshin në shtëpi të braktisura në Podujevë ku gjetën tri familje shqiptare. Ata i rreshtuan dhe i qëlluan për vdekje, 14 prej tyre vdiqën dhe pesë fëmijë mbijetuan, në mesin e tyre edhe Saranda Bogujevci, sot deputete në Kuvendin e Kosovës.

“Akrepat” vranë shtatë të mitur dhe qëlluan Bogujevcin më 16 plumba. Miodrag Solaja u dënua më 14 vjet burg, pas një viti qëndrim në paraburgim. Gjykata e Lartë e Beogradit i dha lirimin e parakohshëm më 23 korrik të këtij viti.

Lini Nje Koment