PD publikoi faktet, jep dorëheqjen Valdrin Pjetri

PD publikoi faktet, jep dorëheqjen Valdrin Pjetri

Valdrin Pjetri është tërhequr nga pretendimi për postin e kryeyarit të vashkisë Shkodër. Pas publikimit nga Partia Demokratike të provavave që faktojne dënimin e tij në shtetein fqinj, Itali për trafik droge,  kandidati specialist është detyruar të bëjë pas. Në një status në  profilin zyrtar,  ai pranon akuzat e dokumentuara por i cilëson ato gabime  rinie.

“Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor. Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajsinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha te unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qënë pjesë e kësaj kategorie për të cilën sot akuzohem.

Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.

I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor t’a ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër” shkruan mes të tjerave Pjetri.

Lini Nje Koment