Ndahet nga jeta parakohe regjisori i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani. Artisti i mirënjohur është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Regjisori i njohur për publikun shqiptar ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak në një spital të Romës.

Gjergj Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986, Xhuvani u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet dramatike.

Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Lini Nje Koment