Memoriali turk në Tiranë, çfarë fshihet pas!?

Një nga çeshtjet që është diskutuar gjatë në media dhe jo vetëm është ngritja e memorialit për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi, një njismë kjo e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili përuroi një rrugë dhe parkun në nder të 15 korrikut në zonën pranë Liqenit. Fakti që kryerbashkiaku e mbajti larg mediave dhe nuk ju përgjigj gazetarëve se kush e mori vendimin për ngritjen e këtij memoriali lanë vend për dyshime. Martin Henze, këshilltari ekonomik i Angela Merkel, në një intervistë për Shijak Tv shprehet se një gjest i tillë është absurd, teksa shton se kjo lidhet me situatën ekonomike që po kalon vendi.

“Këto ditë vura re edhe se është vendosur një memorial për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi. Për mendimin tim, pa dashur të gjykoj askënd, në lidhje me situatën e brendshme në Turqi, dhe duke respektuar në maksimum personat të cilët humbën jetën, por është diçka kurioze. Edhe Shqipëria nga viti 1944 deri në vitin 1990 ka vuajtur aq shumë dhe janë vrarë aq shumë njerëz, dhe unë nuk di të jetë bërë ndonjë memorial në Turqi për viktimat e komunistëve shqiptarë. Po ashtu në Turqi nuk kam parë ndonjë memorial për viktimat e luftës së Kosovës, për gratë e përdhunuara, apo fëmijët e mbetur jetimë. Gjithashtu unë nuk kam parë në asnjë vend tjetër të Evropës një memorial të tillë që të ngrihet.. Ndaj më duket një gjest simbolik i çuditshëm, që besoj se lidhet me situatën ekonomike të cilën po kalon Shqipëria. Pra qeveria shqiptare po përpiqet të gjejë mbështetje në mënyra jonormale” shprehet Henze.

Ai shton se Shqipëria ka qenë 500 vjet pjesë e perandorisë otomane, dhe shqiptarët duan të kthehen sërish atje.

“Qytetarët shqiptarë duan të integrohen në Bashkimin Evropian. Shqiptarët janë evropianë dhe Evropa është vendi i shqiptarëve. Ju keni një hero kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili ka luftuar kundër perandorisë otomane dhe nuk besoj se shqiptarët duan të rikthehen si pjesë e asaj perandorie” thotë Henze për Shijak Tv.

Lini Nje Koment