Kurban Bajrami, Basha: Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Në këtë ditë të shënuar për Komunitetin Mysliman nuk ka munguar urimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një mesazh në profilin zyrtar, Basha uron që Kurban Bajrami të falë mirësi, mbarësi dhe shëndet për besimtarët dhe familjet e tyre.

“Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë myslimanë, ju uroj nga zemra Gëzuar Festën e Sakrificës, këtë kremtim të shenjtë të fuqisë së besimit tek Krijuesi.

Zoti ju faltë mirësi, mbarësi dhe shëndet ju dhe familjeve tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan Basha.

%d bloggers like this: