Kriminelët e luftës në liri/ Veseli sulmon Brukselin: Po barazohet viktima me xhelatin

Kriminelët e luftës në liri/ Veseli sulmon Brukselin: Po barazohet viktima me xhelatin

Lirimi  nga ana e autoriteteve serbe të kriminelit të luftës, i akuzuar për vrajsen e 14 shqiptarëve, ka shkkatuar indinjatë në opinion publik në Kosovë por edhe në radhët e politikanëve dhe institucioneve. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli reagoi ashpër ndaj lirimit të parakohshëm të kriminelit të luftës Miodrag Sholaja, ish-pjesëtar i njësitit “Akrepat”.

Por, përvec kritikave ndaj Beogradit, Veseli më i ashpër është treguar me BE për indiferentizmin ndaj kësaj ngjarjeje, me një peshë të rëndë për popullin e Kosovës por edhe për marrëdhëniet tejet të brishta Prishtinë-Beograd.

Në një deklaratë për publikuar në faqen e tij në FB, kryeparlamentari Veseli, vlerëson se “Lirimi i parakohshëm i kriminelit të luftës Miodrag Sholaja, është një akt i turpshëm që demaskon mungesën e vullnetit të Beogradit për të vënë drejtësi. Ai gjithashtu kujton se një vit më parë u lirua pa kryer dënimin e plotë, Sasha Cvjetani, edhe ai nga e njëjta njësi famëkeqe që kreu masakrën e Podujevës, ku u masakruan 14 civilë, gjysma e të cilëve, të mitur. “Është e pakuptueshme, thekson Veseli, heshtja e Brukselit ndaj mosnisjes së proceseve për shumë masakra serbe të zbardhura, gjyqeve të zvarritura apo lëna në mes, dënimeve qesharake sa për sy e faqe e tanimë edhe për lirimin e parakohshëm të kriminelëve të luftës”. Këtu duket qartazi se Bashkimi Evropian po funksionon me standarde të dyfishta. Nga njëra anë po i toleron këto veprime, duke I dhënë dritë jeshile Serbisë, që të nëpërkëmbë drejtësinë, duke lënduar për herë të dytë familjarët e viktimave të masakrave”. Nga ana tjetër, Veseli kujton se misioni juridik i BE-së në Kosove ka dënuar pa prova e fakte dhe po mban padrejtësisht në burg luftëtarë të lirisë, siç janë ata të “Grupit Drenica”. Kosova nuk duhet të lejojë që historia të manipulohet dhe viktima të barazohet me xhelatin, thuhet ndër të tjera në reagimin e Kadri Veselit, për këtë ngjarje.

Lini Nje Koment