KFOR “rrëzon” Vuçiç/ Sabetta: Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë

KFOR “rrëzon” Vuçiç/ Sabetta: Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë

KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë nuk pajtohet me qëndrimet më të fundit të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, sipas të cilit, në vjeshtë, Kosova do të përfshihet nga një valë trazirash. Zëdhënësi i ri i KFOR-it, Pio Sabetta i është përgjigjur me anë të një deklarate kreut të shtetit serb, duke rrëzuar çdo pretendim të tij.

“Gjendja e sigurisë është rezultat i shumë faktorëve, si ekonomia, politika, mirëqenia, të gjitha këto mund të ndikojnë në gjendjen e sigurisë e cila monitorohet çdo ditë në mënyrë që të merren masat e nevojshme, ka thënë zëdhënësi i ri i KFOR-it, Pio Sabetta.

I pyetur nëse KFOR ka njohuri në lidhje të ashtuqujaturën organizatë terroriste shqiptare B-13, për të cilën disa media në Serbi pohojnë se ka në plan të sulmojë serbët në Mitrovicën veriore, zyrtari i KFOR tha se ky u fundit po e ndjek me vigjilencë dhe në vazhdimësi situatën.

Vuçiç në një bisedë për TV Prva, deklaroi se nuk përjashton mundësinë e incidenteve në Kosovë, “por sci tha ai, nuk do të ketë zbatim të planit të B-13, pasi Serbia nuk do të lejojë vrasjen e serbëve”.

Mirëpo, Sabetta theksoi se në përputhje me mandatin në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, KFOR-i “nuk ka asnjë rol në sundimin e të drejtës ose zbatimin e ligjit në Kosovë dhe nuk është i përfshirë në luftën kundër terrorizmit, meqë kjo është jashtë mandatit të tij, por KFOR-i e ndjek me vigjilencë dhe pa ndërprerë situatën”.

Lini Nje Koment