Inkriminimi i Valdrin Pjetrit, ja çfarë do të ndodhë në Shkodër nesër

Inkriminimi i Valdrin Pjetrit, ja çfarë do të ndodhë në Shkodër nesër

Partia Demokratike publikoi sot dosjen e dënimit të Valdrin Pjetrit nga drejtësia italiane. Faktet e bëra punlike sollën reagimin e Partisë Socialiste përmes Taulant Ballës i cili tha se drejtësia duhet të hetojë rastin deri në fund.

Faktet e pakundërshtueshme të bëra publike nga Partia Demokratike kanë ngritur shkodranët në këmbë. Ata do të protestojnë në orën 19:30 përpara prefekturës për të kundërshtuar uzurpimin e bashkisë nga bandit në pushtet.

Njoftimi i Partisë Demokratike
Diten e neserme, e Merkure, dt. 14/08 ne oren 19:30 para Prefektures se Shkodres, Partia Demokratike Shkoder dhe Aleanca Qytetare organizon nje proteste popullore kundra uzurpimit te Bashkise Shkoder nga banda e Edvin Kristaq Droges dhe produktit te farses se 30 Qershorit.

Diten e sotme, me ze dhe me figure, PDSH denoncoi perfshirjen e Valdrin Pjetrit ne trafik droge dhe denimin e tij ne Itali qe ai e mohon tash sa kohe. Ju bejme thirrje te na bashkoheni pasi Shkodra dhe Shkodranet nuk e pranojne drejtimin e qytetit djep te kultures nga nje trafikant droge dhe mashtrues si Valdrin Pjetri. Jeni te mirepritur.

Vetëm pak më parë Partia Demokratike publikoi dokumentet që vërtetonin se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Në lidhje me këto dokumenta reagoi Taulant Balla.
Ai i cilësoi shpifje akuzat e PD-së, ndërkohë që kërkoi të zbardhet e vërteta.

Lini Nje Koment