Fondacioni “Soros”/ Henze: Ja lidhja e ngushtë me qeverinë Rama

Kryekëshilltari ekonomik i CDU-së gjermane, Martin Henze, gjatë një interviste për Shijak Televizxion me gazetarin Basir Çollaku ka folur edhe për fondacionin Soros në Shqipëri, dhe zërat  e shumta që thone se kryeministri Edi Rama financohet nga ky fondacion. “Soros” është një histori pushteti, por edhe korrupsioni që ka patur zgjatimet e tij edhe në Shqipëri. Ai ka patur miq edhe në Bashkimin Evropian, janë shumë eurokratë pro tij, edhe në Shtetet e Bashkuara. Henze sqaron sesi duhet të sillet opozita dhe Partia Demokratike ndaj tij.

 “Unë nuk e njoh Sorosin personalisht, nuk e njoh as fondacionin e tij. Por ajo që mund të shihet dhe lexohet në televizione, në median shqiptare, kam vërejtur që thuhet se fondacioni “Soros” është shumë i afërt me qeverinë Rama. Megjithatë, mua më pëlqen të shoh rezultatet. Në qoftë se Soros ka punuar në Shqipëri për demokracinë, për liritë dhe të drejtat e njeriut, unë mund të them se punonjësit e zotit Soros në Shqipëri kanë bërë një punë shumë të keqe, sepse rezultatet janë të tilla” shprehet Henze.

Ai thekson se qeveria Rama nuk respekton kushtetutën dhe dekretin presidencial si organi më i lartë ligjvënës në Shqipëri.

“Kishte një dekret të Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve 30 qershor, që qeveria nuk e zbatoi. Pra edhe njëherë, nëse fondacioni “Soros” ka punuar në mënyrë të tillë, duke marrë këto rezultate, atëherë mund të them se punonjësit e fondacionit kanë bërë një punë jo të mirë”, thotë Henze për Shijak Tv.

Lini Nje Koment