Fenomeni i pas ‘90/ Shqiptarët mësynë italinë, të dytët pas marokenëve

Fenomeni i pas ‘90/ Shqiptarët mësynë italinë, të dytët pas marokenëve

Nga vitit 2017-në 2018 është trefishuar numri i emigrantëve illegal shqiptarë, që janë futur dhe po qëndrojnë në vendin fqinj, Itali. Sipas medieve italiane, shqiptarët renditen të dytët pas marokenëve, të ndjekur nga tunizianët, sa i përket numrit të emigratëve ilegal në këtë vend të BE.

Emigrantët shqiptarë që iu drejtuan Italisë në rrugë ilegale gjatë vitit që lam pas, renditen të dytët pas marokenëve. Krahasuar me një vit më parë, numri i emigrantëve ilegalë është rritur me gati 30%, nga 2330 në 2017-n në 3025 në 2018-n. Pjesa më e madhe e tyre, sic shkruan gazeta iltaliane “IL Sole”,  i përkasin grupmoshës 17-34 vjeç. Ndërsa për grupmoshën më të mëdhenj se 35 vjeç janë identifikuar 1100 emigrantë shqiptarë që qëndrojnë në mënyrë ilegale në vendin fqinj. Sipas Eurostat, 27,000 emigrantë ilegalë u identifikuan në Itali në vitin 2018. Pjesa më e madhe e tyre ishin meshkuj, të rinj midis 18 dhe 34 vjeç me origjinë kryesore nga Maroku, Shqipëria dhe Tunizia. Po sipas rapprteve të Eurostat, vetëm në vitin 2018 janë identifikuar në të gjithë Bashkimin Europian 34,810 shtetas shqiptarë ilegalë. Ndër vite Greqia ka raportuar numrin më të lartë të emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë pa letra. Në vitin 2018 numri i shqiptarëve që qëndronin në mënyrë të jashtëligjshme në Greqi ishte 11,190, apo sa 32% e totalit të shqiptareve ilegalë në të gjithë BE-në.  Në vend të dytë renditet Gjermania, ku sipas Eurostat në 2018-n janë identifikuar 6570 shqiptarë që jetojnë atje ilegalisht, rreth 38% më pak në krahasim me një vit më parë, e ndjekur nga Franca me 4355, Mbretëria e Bashkuar me 3580. Ndërsa në Itali gjatë 2018-s u identifikuan rreth 3025 shqiptarë pa dokumentet përkatëse të qëndrimit.

2018-a u trefishua numri i emigrantëve shqiptarë ilegalë edhe në Holandë, vend i cili po kërkon rikthimin e regjimin e vizave me Shqipërinë.

Shifrat kanë qenë në rritje edhe në Spanjë, ku vetëm në vitin e fundit janë identifikuar 1035 emigrantë ilegalë, ose 30% më shumë se një vit më parë.

Lini Nje Koment