Ekstradimi i gylenistëve/ Kosovë, shmangen përgjegjësit, përgjegjësia te policia

Edhe pse në shënjestër të akuzave për ekstradimin nga Kosova të 6 shtetasve turq, ishte pikërisht institucioni më i lartë, Presidenti Hashim Thaci, përgjegjësia për këtë ngjarje, që shkaktoi reagime brenda dhe jashtë Kosovës, ka zbritur mbi disa zyrtarë të policisë.

Përgjegjësia për ekstradimin nga Kosova të 6 shetatsve turq, të akuzuar për lidhje me organizatën e fetullah gylen, ka zbritur në nivelet më të ulëta të përgjegjësve. Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar kallëzime penale nga Inspektorati Policor i Kosovës ndaj 22 zyrtarëve të Policisë së Kosovës në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova para më shumë se një viti, rast ky i njohur edhe si rasti “Gylenistët”.

Në mars të vitit 2018, me kërkesë të autoriteteve turke, autoritetet kosovare patën arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq.

Ankaraja dyshon se ata janë anëtarë të organizatës “Hizmet”, të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen.

Këtë të fundit, autoritetet turke e fajësojnë për një përpjekje për grusht-shtet në Turqi në vitin 2016.

Dëbimi i tyre kishte nxitur reagime të ashpra nga shtetet perëndimore, por debate të frota mes insstitucioneve në Porsnhtinë, pasi edhe vetë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, pati deklaruar se nuk ishte vënë në dijeni të këtij operacioni.

Më 28 qershor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës themeloi Komisionin Hetimor Parlamentar për zbardhjen e rastit. Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dëbimin e gjashtë shtetasve turq, Sami Kurteshi, tha për Radion Evropa e Lirë se i gjithë procesi i lidhur me rastin e njohur si “Gylenistët” duhet të shkojë deri në fund dhe të zbardhet si rast.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që mekanizmat e drejtësisë të merren seriozisht me çështjen në fjalë.

Lini Nje Koment