“Dosja Rraja”, fisi që rrah gratë

Një video e një personi që dhunon një femër në ambientet brenda Qendrës Spitalorë Universitare “Nënë Tereza” është publikuar gjerësisht në rrjetet sociale.

Ajo çka u kuptua më vonë ishte identifikimi i personit që ushtroi dhunë barbare mbi një grua. Ky emër e fis është gjerësisht i njohur tashmë në shqipëri për dhunën barbare që ushtron ndaj femrave, bëhet fjalë për nipin e deputetit të Rilindjes, Rrahman Rraja. Pamjet filmike nuk zhgënjejnë, edhe ky bir i kësaj familijeje e fisi, duket se ka vazhduar traditën.

Video është realizuar nga kalimtarë të rastësishëm, të cilëve ju tërhoqi vëmendjen edh efakti që një efektive policie që ndodhej aty pranë nuk reagonte. Por pavarësisht nga skena e paprecedentë, askush nuk ka ndërhyrë duke përfshirë edhe këtë punonjëse policie aty.

Autori është Ramazan Xhelal Rraja, nipi i deputetit të Fushë-Krujës dhe djali i një prej protagonistëve në komisariatin e Fushë Krujës, Xhelal Rraja, ku u mor peng oficeri i policisë Emiljano Nuhu, dosje kjo e publikuar në Shijak Televizion.

Lajmin e ka publikuar gazetarja e njohur që mbulon prokurorinë, Anila Hoxha, e cila shton që ndaj djalit të deputetit Rraja ka nisur procedim penal, por prokuroria ka preferuar që ta ndjekë në gjendje të lirë, edhe pse për të njëjtën vepër penale ai është përsëritës.

“E moret vesh o shoke dhe shoqe ?

Ai tipi qe u shfaq tek JOQ Albanja duke rrahur barbarisht nje grua quhet Ramazan Xhelal Rraja, vitlindja 1993. Eshte referuar ne gjendje te lire per hetime te metejshme ne prokurori

Miremengjes !”, ka shkruar gazetarja Anila Hoxha në profilin e saj zyrtar.

%d bloggers like this: