Deklarata e Përbashkët/ SHBA-BE apel Rusisë për heqjen e forcave të saj nga Gjerogjia
Mandatory Credit: Photo by Evan Vucci/AP/REX/Shutterstock (10155748e) President Donald Trump listens to a question during a meeting with Irish Prime Minister Leo Varadkar in the Oval Office of the White House, in Washington Trump, Washington, USA - 14 Mar 2019

Deklarata e Përbashkët/ SHBA-BE apel Rusisë për heqjen e forcave të saj nga Gjerogjia

6 shtete të Bashkimit Europian sëbashku me Shtetet e Bashkuara i kërkuan Rusisë përmes një deklarate të përbashkët të tërheq forcat e saj ushatarake nga Gjeorgjia dh eta njohë atë si territor Sovran. Po ashtu shtetet premtuan se nuk do të ndalen derisa Rusia të përfundojë pushtimin e territorit Sovran Gjeorgjian. 

Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane I bënë thirrje Rusise të tërheq forcat e saj ushtarake  nga Gjeorgjia pikërisht këtë të premte në përkujtimin e 11 vjetorit të luftës 5 ditore mes këtyre dy të fundit. Përmes një deklarate të përbashkët, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Belgjikës, Estonisë, Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Britanisë, në Kombet e Bashkuara, shprehën mbështetje për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë Deklarata u bë e njohur pas një seance të mbyllur të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Ne nuk do të ndalemi së punuari derisa Rusia të përfundojë pushtimin e territorit sovran Gjeorgjian”, thuhet në deklaratë. Ndërsa Departamenti amerikan i Shtetit i kërkoi Rusisë të revokojë njohjen e “të ashtuquajturës pavarësi” të dy rajoneve të shkëputura nga Gjeorgjia, Abhazisë dhe Osetisë së Jugut. Kjo pasi në 2002, Kremlini filloi dhënien e nënshtetësisë ruse për banorët e rajoneve Abhazi dhe Oseti e Jugut – një politikë që ndihmoi në rritjen e numrit të mbajtësve të pasaportave ruse atje nga rreth 20 përqind në më shumë se 85 përqind të popullsisë. Pastaj, kur Rusia filloi luftën kundër Gjeorgjisë në gusht të vitit 2008, Kremlini justifikoi vendosjen e forcave ushtarake ruse në Abhazi dhe Osetinë e Jugut duke thënë se ato forca ishin të nevojshme për të mbrojtur qytetarët e Rusisë në rajonet separatiste.

 

Lini Nje Koment