Çfarë ndodh pas dorëheqjes? Valdrin Pjetri në Prokurori

Çfarë ndodh pas dorëheqjes? Valdrin Pjetri në Prokurori

Valdrin Pjetri, kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës, pas dorëheqjes ditën e djeshme do të ballafaqohet me Prokurorinë. Një kërkesë  në lidhje me precedentët penalë, ndalimet, arrestimet dhe dëbimin e Valdrin Pjetrit në shtetin italian në periudhën 2001-2002, i është dërguar Interpolit dhe Europolit nga grupi hetimor.
Mësohet se  Prokuroria e Përgjithshme ka marrë gjurmët e gishtave të Valdrin Pjetrit. Shkak u bë zbulimi i dokumenteve nga PD ku Valdrin Pjetri rezultonte i dënuar në Itali për drogë.   Burime për shijak tv bëjnë me dije se Valdrin Pjetri është paraqitur në zyrat e Prokurorisë ditët e fundit, para se të jepte dorëheqjen, dhe ka kryer procedurën e regjistrimit të gjurmëve të gishtave që do të përdoren me qëllim hetimin e çështje së hapur ndaj tij në bazë të ligjit të dekriminalizimit. Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur hetimet për këtë çështje në fillim të muajit gusht pas kallëzimit të Partisë Demokratike. Grupi hetimor i është drejtuar me kërkesë interpolit dhe Europolit në lidhje me precedentët penalë, ndalimet, arrestimet dhe dëbimin e Valdrin Pjetrit në shtetin italian në periudhën 2001-2002.

Në pritje të këtyre përgjigjeve të cilat ende nuk kanë mbërritur nga Italia, prokuroria ka marrë gjurmët e gishtave të Valdrin Pjetrit të cilat do të dërgohen në zyra e Interpol tiranës në mënyrë që të ballafaqohen me bazën e të dhënave të Interpol Romës.

Lini Nje Koment