Brexit pa marrveshje/ Kundërsharët përgatisin mocion mosbesimi ndaj Boris Johnson

Brexit pa marrveshje/ Kundërsharët përgatisin mocion mosbesimi ndaj Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson shprehet i vendosur për daljen  nga Bashkimi Evropian, qoftë edhe pa një marrveshje. Megjithësë kryenegociatori I Bë-së për cceshtjen e Brexit, Micheal Barnier  ka propozuar negociata, ende nuk ka marrë një përgjigje nga Johnson. Fakti që qeveria e re në Londër  po ecën drejt Brexitit pa marrëveshje, edhe pas paralajmërimev të shoqatave ekonomike dhe Bankës së Anglisë, kundërshtarët  politikë  po përdorin parlamentin e përçarë, duke  krijuar mocione mosbesimi për të ndalur kështu kryeministrin britanik. Motoja e kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson  “luftë ose fundosje” nuk parashikon kompromise me Bashkimin Europian. Ai ka kërkuar me çdo kusht që britanikët  të dalin nga BE-ja, cilido qofto çmimi pëër këtë.

Michel Barnier, kryenegociuesi i BE për Brexit i bëri një ofertë për bisedime qeverisë së re në Londër. Por deri më tani kryenegociatori nuk ka takuar askënd nga shtabi i ri. Negociata të reja për marrëveshjen 600 faqëshe të mbyllur ndërkohë për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, Michel Barnier i ka përjashtuar që nga fillimi. “Tani duhet të jemi të qetë dhe solidarë”, ka thënë Barnier. Kërkesat bombastike nga Boris Johnson, si heqja e “Back stop”-it irlandez, diplomati francez i hodhi poshtë si “të papranueshme”. Me “back-stop” kërkohet të pengohet, që mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore të ngrihet sërish kufiri i BE me kontrolle doganore, kjo për sa kohë derisa palët të kenë gjetur një zgjidhje më të mirë.

Sipas pikëpamjes së Brukselit, Boris Johnson po merr drejtimin e një Brexit pa marrëveshje, pa afate kalimtare, pa paguar llogaritë e hapura me BE, pa një përfytyrim për marrëdhëniet e ardhshme me BE. Vërtet që kryeministri i ri britanik deklaron, se Brexit i “ashpër” nuk është objektivi i tij, por nëse më 31 tetor nuk ka zgjidhje tjetër, atëherë Britania e Madhe largohet edhe pa marrëveshje.

Për shkak se qeveria e Boris Johnson po ecën drejt Brexitit pa marrëveshje, megjithë paralajmërimet e shoqatave ekonomike dhe Bankës së Anglisë, kundërshtarët duan që ta përdorin parlamentin e përçarë për të ndalur Johnsonin. Koalicioni i konservatorëve dhe partisë irlandezoveriore, DUP ka aty vetëm një mazhorancë të vogël me një votë. Në javën e parë të shtatorit, opozita laburiste mund të provojë një mocion mosbesimi kundër kryeministrit. Në rast se Johnson nuk e kalon mocionin, atëherë qeveria ka 14 ditë kohë për të siguruar mazhorancën. Kur nuk arrihet të krijohet një mazorancë e re, kryeministri duhet të japë një datë për zgjedhje të reja brenda 25 ditësh.

Marrëveshja e tërheqjes (ËA) është marrëveshja e negociuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimi Evropian (BE) për të zgjidhur bazat mbi të cilat Mbretëria e Bashkuar do të largohet. Si pjesë e saj, Britania e Madhe ra dakord të paguajë BE-në një “projekt-ligj divorci” (që llogaritet të jetë £ 39bn), të garantojë të drejtat e qytetarëve të BE-së dhe të nënshkruajë deri te backstop irlandez – një politikë sigurimi e projektuar për të shmangur një kufi të vështirë në Irlandë.Marrëveshja lejoi një periudhë tranzicioni pas Brexit, gjatë së cilës gjëra të tilla si tregtia në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE do të mbeteshin të njëjta, ndërsa të dyja palët përpunuan marrëdhënien e tyre të ardhshme. Por marrëveshja e tërheqjes u refuzua tre herë nga deputetët – duke çuar në rënien e Theresa May.

 

Lini Nje Koment