Aksident në Itali, humbasin jetën dy shqiptarë, 3 të plagosur

Aksident në Itali, humbasin jetën dy shqiptarë, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali në orën 1:15 pas mesnatës, duke gdhirë e shtuna, në autostradën Bologna – Taranto. Dy shqiptarë humbën jetën ndërsa po udhëtonin në autostradë pranë zonës komunale Gatteo, midis Rimini e Cesena. Identiteti i tyre ende nuk dihet. Hetuesit rindërtuan ngjarjen dhe panë se makina e viktimave, Renault Clio, qëndronte në këmbë tërthorazi përgjatë autostradës. Makina duhet të ishte goditur nga pas nga një Volkswagen Passat që vinte pas tyre.

Personeli mjekësor i Urgjencës konfirmoi vdekjen e dy personave. Shoferi që banonte në Imola ishte 28 vjeç, kurse gruaja që ishte me të në makinë ishte 38 vjeçe dhe jetonte në Galeata.

Në makinën e dytë ishin tre persona me origjinë italo-zvicerane me banim në Zvicër, 47, 50 dhe 55 vjeç me lëndime të lehta.

Lini Nje Koment