EKSKLUZIVE/ Manipulimi, çfarë po ndodh në KQZ?

Nga Shijak Televevizion

Hijet e skandalit më firmat dhe njerëzit e fasonerisë elektorale në menaxhimin elektronik të procesit

Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, është Ylli Merkaj, një njohje e vjetër profesionale me Damian Gjiknurin, kur kishin në zyra avokatie
Në kohë zgjedhjesh, por jo vetëm, Drejtoria më e rëndësishme është ajo e Teknologjisë së Informacionit. Ish-drejtor ka qenë Petrit Gjokutaj, i dalë në pension në moshën 67-vjeçare.
Petriti është babai i drejtorit aktual të doganave, ish drejtor i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave.
Me largimin e Gjokutajt, pozicioni i drejtorit të IT, mbeti bosh për afro një vit. Përpjekjet profesionale për zëvendësin duket dështuan, derisa arritën të eleminojnë një kandidate tepër potenciale për këtë vend, një skualifikim për arsye të bindjeve të saj politike.
Kështu hapën rrugën dhe u katapultua në këtë pozicion një preson i larguar nga AMA, Autoriteti Mbikqyrjes së Medieve Audiovizive, për shkelje, i rikthyer me ardhjen e socialistëve në pushtet si përgjegjës sektori. Eshtë pikërisht Nexhmi Mezani, drejtori i ri, që plotësoi dhe kriterin jo ligjor të bindjeve politike, i quajtur në mjediset e punës, ndoshta miqësisht si “shkencëtari” Xhimi.
Nexhmiu zgjidhet drejtor i IT në KQZ, duke qenë personi përgjegjës për të gjithë administrimin e databazës së institucionit për çdo lloj procesi elektoral.
Dhe vijmë tek zgjedhjet e datës 30 qershor.
Tendër, prokurime, negocime, për të gjetur subjektin, kompaninë e duhur, njerëzit e duhur. Software është instaluar dhe menaxhuar nga një kompani maqedonase, e cila ka në background-in e saj shumë projekte të financuara nga Fondacioni “Soros”.
Kompania e transmetimit live të numërimit të votave, quhet R@T, e cila fiton tenderin me procedurë me negocim, pa botim paraprak të njoftimit të kontratës. Nuk po futemi në detaje, se si kjo kompani fitoi tenderin, pasi kjo do të detajohet më vonë. Po kapërcejmë në aktualitetin zgjedhor, elektoral, të procesit, ende të mbetur hapur për fajtorë që marrin urdhëra. Kanë dalë jashtëzakonisht shumë probleme me mënyrën se si kjo drejtori menaxhon këtë program, duke qenë vetëm ky person që futet dhe administron programin. Por nuk ka harruar t’u lërë akses edhe specialistëve të subjektit R@T. Problemet e kohëve të fundit, mund të themi se nuk janë thjesht serioze, por kanë natyrë kriminale, duke konsumuar elementë të veprës penale, e në disa episode, të dukshme si në rastet e Elbasanit e dhe Lezhës, ku implikojnë drejtuesin e drejtorisë së teknologjisë.
Çfarë ka ndodhur dhe çfarë duhet të ndodhte?!
Një procedurë e thjeshtë por e shpejtë e marrjes dhe administrimit të kamerave të transmetimit nga kompania dhe të softit të institucionit do të vërtetonin më së miri këto shkelje. Gjasat të sjellin te dyshime konkrete, se janë mundësitë reale teknike për të manipuluar çdo të dhënë që nuk ka përputhje midis numrit të votueseve dhe numrit të personave që kanë votuar realisht. Kjo çështje është më shumë për Prokurorinë. A i duhet akuzës një kallzim konkret nga persona pjesë të procesit, apo ata që kanë dijeni për rrethana se si ka ndodhur ngjarja??! Mund të kishim nga dje apo sot një hetim kryesisht për mosdaljen e të dhënave të procesit në një kohë kaq të gjatë nga dita e votimit?!
A i ka dhënë vetes drejtori urdhër-shërbime dhe përfitojnë dieta dhe karburant dhe fjetje pa vajtur fare me shërbim, por njëherësh manipulojnë dhe faktet se kanë inspektuar në terren probleme të ndryshme të ndodhura??! Për të provuar një pretendim të tillë abuzues nga zyrtarë menaxherë të procesit të KQZ-së, nevojiten veprime të thjeshta, por edhe të shpejta. Kjo vërtetohet shumë kollaj duke parë kamerat e institucionit dhe datën kur ky ishte me shërbim, apo kamerat e hotelit, respektivisht në ato data.?!!!!

 

Lini Nje Koment