Zaganjori pro Ramës/ Shet Gjykatën e Lartë për të blerë Vettingun

Drejtues të rinj e të vjetër të sistemit të Drejtësisë pranojnë deshtimin në Gjyaktën e  Lartë, institucion i cili nuk funksionon pasi ka mbetur vetem me dy anëtarë dhe  me mbi 30 mijë dosje stok. Por me një qendrim të paparashikuar ka dalë këtë e mërkurë vetëm, kryetari i kësaj gjykate Xhezair Zaganjori,  i cili po perballet me Vettingun ne  Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Duke folur për ngërçin e krijuar ne institucion, ai  tha se emërimi i katër anëtarëve jo magjistratë, do t’e zgjidhtee çështjet emergjente. Zaganjori mbron ne kete menyre emerimin e anetareve e perkohshem te propozuaar nga Euralius

“Në një farë kuptimi po, të paktën e bën të mundur të funksionojë gjykata.Ka çështje që trajtohen dhe me tre gjyqtarë, çështjet civile. Por të paktën çështjet urgjente mund të ezaurohen në Kolegj me tre gjyqtarë. Zgjedhja e anëtarëve të rinj i jep frymëmarrje gjykatës”

Qendrimi i Zaganjorit bie ndesh me Kushtetutën, dhe bazën ligjore të Reformës në Drejtësi, ku përcaktohet qartë se  Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 anëtarë, nga të cilët 4 janë juristë jo-magjistratë, ndërsa 15 të tjerët janë gjyqtarë. Kur Presidenti Meta e kritikoi kete procedure, Këshilli i Lartë Gjyqësor hapi garën, mirepo ne baze te propozimit tee EURalius nuk perjashtohet mundesia qe 4 anëtarët jo-magjistratë të Gjykatës së Lartë, të jenë te perzgjedhurit e maxhorances. Ne kete linje eshte dekalaruar dhe xhezair zaganjori. Ne momentin me kritik te karrrieres se tij ai shpreh hapur idene që Gjykata e Lartë të funksionojë edhe me anëtarë të perkohshem per emergjence.  Aktualisht pervec Zaganjorit, i cili me deklaraten e sotme eshte ne prag te  kapercimit te Vettingut,  ne Gjykate te Larte ka mbetur dhe anëtari tjeter me mandat te perfunduar  Ardian Dvorani, i njohur si krah i Partisë Socialiste.

%d bloggers like this: